Policia e Kosovës ka njoftuar se njësiti i hetimeve në kuadër të stacionit policor në Obiliq ka arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Vjedhje e Rëndë”.
Sipas policisë, të dyshuarit dyshohet se janë përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë që ka ndodhur më 12 maj në rrugën “17 Shkurti” në fshatin Mazgit, ku nga depoja e një punëtorie është vjedhur një shumë e konsiderueshme parash.
“Ndërmarrja e veprime hetimore dhe veprime të tjera operative të kryera nga njësiti i hetimeve të stacionit të Obiliqit, ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve; F. B, 26 vjeç, (mashkull), A.K, 22 vjeç, (mashkull) dhe R.H, 34 vjeç, (mashkull)”, theksohet në njoftim.
Me vendim të prokurorit të shtetit, tre të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.







