Ministri në detyrë i Bujqësisë dhe njëherësh kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar pas incidentit të ndodhur në Skenderaj mes kryetarit të komunës, Sami Lushtaku dhe kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehani.
Peci e ka cilësuar ngjarjen si një akt të rëndë që duhet të trajtohet nga institucionet e drejtësisë.
“Sulmi ndaj zëvendësministrit të Republikës së Kosovës, Hysni Mehani është akt qyqar dhe kriminal dhe si i tillë duhet të trajtohet nga organet e drejtësisë”, ka thënë ai./teve1.info/




