Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka dhënë detaje lidhur me gjetjen e trupit të pajetë i një gruaje, e cila dyshohej se kishte rënë në ujërat e rrëmbyeshëm të Lumbardhit të Deçanit më 12 maj 2026.
Sipas njoftimit, menjëherë pas pranimit të thirrjes emergjente, ekipet e kërkim-shpëtimit nga Deçani dhe Peja kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa më pas operacionit iu bashkuan edhe ekipet nga Prizreni, Gjakova dhe Mitrovica. Në operacion kanë marrë pjesë edhe Policia e Kosovës, Njësia e Zjarrfikësve dhe pjesëtarë të Forca e Sigurisë së Kosovës.
Për shkak të rrjedhës së fuqishme të ujit dhe rrezikut të lartë pranë digës, ekipet nuk kanë mundur të zhvillojnë kërkime direkte në ujë, duke përdorur metoda alternative dhe pajisje të specializuara për kërkim-shpëtim.
Operacioni ka vazhduar për disa ditë, ndërsa më 14 maj, rreth orës 14:00, trupi i pajetë i viktimës me inicialet Sh.P. është gjetur nga disa kalimtarë rreth 7.5 kilometra larg digës, përgjatë rrjedhës së lumit.
Në njoftim thuhet se operacioni i tërheqjes së trupit është zhvilluar në kushte të vështira dhe ka kërkuar koordinim të ngushtë ndërmjet institucioneve pjesëmarrëse.
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimës dhe ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe bashkëpunimin gjatë operacionit./teve1.info/




