TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Molliqaj: Veç në Kosovë opozita është më e pasur se pozita

by Tëvë1
2 orë ago
1
A A
​Molliqaj: Veç në Kosovë opozita është më e pasur se pozita

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka adresuar akuza të rënda ndaj liderëve të partive opozitare, duke thënë se të njëjtit e kanë përdorur pushtetin për t’u pasuruar.

Sipas tij, liderët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së janë më të pasur se krejt të tjerët në Kosovë, me shtëpi në lagjet më të shtrenjta në kryeqytet. Ata, sipas tij, shihen edhe me xhipa të zinj e mbrojtje policore duke u kraharuar kështu, me sic ai, me kryeministri tashmë në detyrë, Albin Kurti.

Molliqaj, në intervistën zgjedhore për KosovaPress, thotë se opozitarët e tanishëm nuk mund ta sfidojnë pushtetin e LVV-së me njerëz të cilëve u intereson më shumë rehatia e tyre personale sesa gjendja e vërtetë e qytetarëve të Kosovës.

“Jo rastësisht opozita, domethënë liderët opozitarë, i kemi më të pasur se krejt të tjerët. Me shtëpi në lagjet më të shtrenjta në kryeqytet. Me xhipa, me polici sikur kryeministrin, sikur liderë të tjerë. Të dyja janë bashkë ato… Për besë nuk ka dilemë, vetëm e kanë përdorur pushtetin. Nuk ka dilemë në këtë punë. Edhe për këtë populli i Kosovës gjithnjë e më shumë po e kupton këtë punë. Nuk mundesh me jetuar në lagjet më luksoze të Prishtinës, edhe unë s’kam problem me njerëz që jetojnë aty, as që janë ato lagje. Por s’mundesh me bërë atë anën, ndërkohë me folur për politikë në mënyrën qysh flasin këta. Nuk ekziston. Prandaj unë po them që ka diskrepancë të madhe në mes jetës që e bëjnë dhe mënyrës qysh e kanë arritur këtë cilësi të jetës, dhe situatës politike. Nuk mundesh me sfiduar pushtete të tilla me njerëz të cilëve pjesa më e madhe e interesit është rehatia e tyre”, deklaron ai.

Të paktën sipas deklarimit zyrtar të pasurisë, kryeministri në detyrë, Kurti, nuk del të jetë shumë i pasur, pasi ka shkruar se ka vetëm 16 euro në llogari.

Por, sipas Molliqajt, kjo mund të mos qëndrojë. Sipas tij, Kurti e bën këtë për arsye strategjike. Madje, kryetari i PSD-së tregoi mënyrën se si vepron lideri i Vetëvendosjes, duke u bazuar në bashkëpunimin e mëhershëm që kanë pasur, derisa të dy kanë qenë bashkë në VV.

“Unë kam pasur kritikë qysh njerëzve po ju pengojnë më shumë 16 euro në llogarinë e Kurtit sesa milionat pasuri në llogari te të tjerët. Kurti e bën qartazi për arsye strategjike këtë punë. S’ka dilemë. Domethënë, ai i tërheq paratë, nëse s’i ka ndërruar, një herë në muaj të gjitha dhe shpenzon kesh. Nuk e di nëse e ka ndërruar. Dhe po ashtu, para deklarimit të pasurisë, sado para që ka pasur në atë kohë, e nuk ka pasur shumë sepse ka jetuar me rrogën, i ka shpenzuar. Po besoj që është e njëjta. Unë nuk besoj që Kurti ka hyrë në kombinime të çfarë i mendojnë të tjerët, sepse Kurti ka ambicie shumë më të mëdha e shumë më problematike, të cilat edhe do t’i flasim gjatë fushatës. Por nuk luftohet Kurti me lidhje të shkurta. 16 euro me Serbinë, i shërbej atij, i shërbej këtij. Prandaj unë besoj që fokusi duhet me e pasur diku tjetër. Nuk kam parë vende ku opozita është më e pasur se pushteti. Përjashto PSD-në”, thekson ai.

Molliqaj dhe Kurti kishin raporte të afërta gjatë “bashkëjetesës” në Vetëvendosje, për shumë vite. Ata u ndanë më 2018 për shkak të mospajtimeve që u thelluan.

Por, a janë takuar ndonjëherë më pas këta dy dhe cilat janë gjasat që Molliqaj të bëhet sërish bashkë me Kurtin, në VV ose diku tjetër?

“Tash ne jemi duke folur veç për opozitën. Kosova ka nevojë për opozitë, ne kemi me qenë opozitë ose ne jemi duke garuar për opozitë. Absolutisht po. (Ka pasur ndonjë takim ndërmjet jush dhe zotit Kurti pas daljes në vitin 2019?) Jo”, përfundon Molliqaj.

Tags: Dardan Molliqajpartitë opozitarePSDTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjykata Speciale: Shtatë të akuzuar pranuan ndihmë financiare nga ne për të paguar avokatët e tyre

Gjykata Speciale: Shtatë të akuzuar pranuan ndihmë financiare nga ne për të paguar avokatët e tyre

Maqedonci: Po krijojmë njësi të dizajnuara për operacione luftarake

Fabrika për prodhimin e municioneve do të ndërtohet në pronat e ish- Kombinatit Bujqësor Industrial “Ereniku”

Vitia: Hysni Mehani në gjendje stabile, nesër do t’i bëhen ekzaminime shtesë

Peci thotë se do të dorëzojë kallëzim penal për falsifikim të rezultateve të votimit në Mitrovicën e Jugut

Faton Peci dënon incidentin në Skenderaj: Sulmi ndaj Mehanit akt kriminal

Gjykata Speciale: Shtatë të akuzuar pranuan ndihmë financiare nga ne për të paguar avokatët e tyre

Gjykata Speciale: Shtatë të akuzuar pranuan ndihmë financiare nga ne për të paguar avokatët e tyre

Maqedonci: Po krijojmë njësi të dizajnuara për operacione luftarake

Fabrika për prodhimin e municioneve do të ndërtohet në pronat e ish- Kombinatit Bujqësor Industrial “Ereniku”

Incidente me tifozët, në finalen e Kupës së Belgjikës

Incidente me tifozët, në finalen e Kupës së Belgjikës

Zyrtare: Carlo Ancelotti rinovon kontratën me Brazilin deri në vitin 2030

Zyrtare: Carlo Ancelotti rinovon kontratën me Brazilin deri në vitin 2030

Jahmir Hyka dhe Mentor Mazrekaj fillojnë të luajnë futboll të vogël, bëhen pjesë e Shqipërisë

Jahmir Hyka dhe Mentor Mazrekaj fillojnë të luajnë futboll të vogël, bëhen pjesë e Shqipërisë

Trump: Xi Jinping premtoi se Kina nuk do ta furnizojë me armë Iranin

Trump: Xi Jinping premtoi se Kina nuk do ta furnizojë me armë Iranin

Meta përshëndet votimin e rezolutës për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Meta përshëndet votimin e rezolutës për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën