Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin mes 3 dhe 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale mes 15 dhe 18 gradë Celsius.
“Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 5 metër për sekondë”, thuhet në njoftim. /teve1.info/







