Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ndaluar edhe një person të dyshuar, me inicialet G.A., për 48 orë, në kuadër të rastit “Laboratori ‘25’”.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, i dyshuari po hetohet për veprat penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Falsifikimi i dokumentit”.
Detaje të tjera lidhur me rastin nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa hetimet po vazhdojnë./teve1.info/




