TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Aktakuzë ndaj 12 personave në Pejë për pajisje të kundërligjshme me patentë shoferë

by tëvë1
2 muaj ago
1
A A
Dyshime për manipulim të votave, nis intervistimi edhe në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj 12 personave.

A.Sh, T.Sh, R.S, M.S, L.G, N.D, B.K, D.T, B.B, M.D, M.I, dhe F.B për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë kryer veprat penale  “Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoriteti zyrtar”, “Manipulimi me prova”,  “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” dhe  “Dhënie ryshfeti” nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës e cila përmban  391 faqe të ngritur nga prokurori i çështjes përfshihen dymbëdhjetë (12) persona të pandehur, të cilët përmes veprave penale  të lartcekura, ju kanë mundësuar në mënyrë të kundërligjshme kandidatëve të auto shkollave të ndryshme pajisjen me patentë shoferë në Pejë.

Sipas aktakuzës, i pandehuri A.Sh., në cilësinë e Koordinatorit të Njësisë së Qendrës për Patentë Shoferë në Pejë, gjatë periudhës kohore nga viti 2021 e deri më 23.07.2024, dyshohet se nuk i ka përmbushur detyrat e tij zyrtare, duke mos zbatuar Ligjin për Patentë Shofer dhe udhëzimet administrative përkatëse lidhur me organizimin dhe mbajtjen e provimeve për patentë shoferë. I njëjti dyshohet se ka planifikuar dhe organizuar mbajtjen e provimeve teorike edhe në data dhe rrethana të kundërligjshme, duke mundësuar testimin e kandidatëve të cilët nuk figuronin në listat zyrtare të kandidatëve dhe pa koordinim me strukturat përgjegjëse të Ministrisë kompetente.

Po ashtu, i pandehuri R.S. dyshohet se ka ndihmuar në realizimin e këtyre veprimeve të kundërligjshme, duke ndërmjetësuar dhe mundësuar dhënien e ryshfetit nga përfaqësues të auto-shkollave të ndryshme, në shuma që sipas aktakuzës variojnë nga 300 deri në 1,000 euro, me qëllim të kalimit të kandidatëve në testet teorike dhe praktike për pajisje me patentë shofer.

Në aktakuzë përfshihet edhe dyshimi se të pandehurit A.Sh., T.Sh. dhe R.S., më 17 nëntor 2023, në zyrën e koordinatorit të Njësisë së Qendrës për Patentë Shoferë në Pejë, kanë vepruar në bashkëkryerje në kryerjen e veprës penale “Manipulimi me prova”.

E pandehura T.Sh., në cilësinë e pyetëses së pjesës teorike, dyshohet se gjatë periudhës 2021 – 2024 nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare sipas dispozitave administrative për sigurimin e cilësisë dhe standardeve minimale për pyetësit teorik, duke u mundësuar kandidatëve kalimin e testit teorik përmes tregimit të përgjigjeve të sakta dhe lejimit të testimit edhe pa dokumentacion të kompletuar.

Veprime të ngjashme, sipas aktakuzës, dyshohet se janë kryer edhe nga e pandehura M.Sh., e cila në cilësinë e pyetëses së pjesës teorike, dyshohet se ka vepruar në kundërshtim me detyrat dhe përgjegjësitë zyrtare, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe për persona të tjerë.

Në këtë çështje penale përfshihet edhe i pandehuri L.G., zyrtar administrativ në Njësinë e Qendrës për Patentë Shoferë në Pejë, i cili dyshohet se ka lejuar paraqitjen e kandidatëve në provime edhe në rastet kur dosjet e tyre kanë qenë të pakompletuara, si dhe nuk ka regjistruar dhjetëra kandidatë në librat amzë përkatës. Sipas aktakuzës, gjatë kontrollit janë gjetur edhe dosje të kandidatëve të mbajtura në mënyrë të kundërligjshme jashtë institucionit përkatës.

Gjithashtu, të pandehurit B.K. dhe N.D., në cilësinë e ekzaminuesve të pjesës praktike, dyshohet se kanë organizuar dhe zhvilluar testime praktike në kundërshtim me udhëzimet administrative dhe jashtë orarit zyrtar të punës, duke mundësuar kalimin e kandidatëve pa përmbushur kriteret ligjore dhe profesionale për pajisje me patentë shofer.

Sipas aktakuzës, si rezultat i këtyre veprimeve të kundërligjshme, disa nga përfaqësuesit e auto-shkollave kanë përfituar avantazh të padrejtë konkurrues në treg, duke regjistruar numër dukshëm më të madh të kandidatëve krahasuar me auto-shkollat tjera.

Të pandehurit M.I., D.T. dhe M.D., në cilësinë e përfaqësuesve të auto-shkollave, akuzohen për veprat penale “Dhënia e ryshfetit” dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, ndërsa të pandehurit B.B. dhe F.Z. akuzohen për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës kompetente që, pas administrimit të provave dhe zhvillimit të shqyrtimit gjyqësor, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale që iu vihen në barrë.

Prokuroria Themelore në Pejë mbetet e përkushtuar në luftimin e korrupsionit, keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe çdo forme tjetër të kriminalitetit që cenon sundimin e ligjit, sigurinë publike dhe besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë

ShareTweet

Postime të ngjashme

Çeku: Arsimi gjithëditor dhe rishikimi i kurrikulës, kyç për përmirësimin e cilësisë në arsim

Çeku: Arsimi gjithëditor dhe rishikimi i kurrikulës, kyç për përmirësimin e cilësisë në arsim

Themelorja do të vendosë më 1 korrik për të ndalurit në Gazimestan

Themelorja do të vendosë më 1 korrik për të ndalurit në Gazimestan

Humb jetën 75-vjeçari në Gjilan, dyshohet se ra në pusetë gjatë pastrimit të saj

BE-ja kërkon formimin e shpejtë të institucioneve në Kosovë

Zyra e BE-së: Kosovës i duhet stabilitet institucional për të përfituar nga procesi i zgjerimit

Paraguai eliminon Gjermaninë me penallti

Paraguai eliminon Gjermaninë me penallti

Plagoset me thikë 45-vjeçari slloven në Durrës, autorët në kërkim

Plagoset me thikë 45-vjeçari slloven në Durrës, autorët në kërkim

Çeku: Arsimi gjithëditor dhe rishikimi i kurrikulës, kyç për përmirësimin e cilësisë në arsim

Çeku: Arsimi gjithëditor dhe rishikimi i kurrikulës, kyç për përmirësimin e cilësisë në arsim

Te Japonia të zhgënjyer me eliminimin nga Brazili

Te Japonia të zhgënjyer me eliminimin nga Brazili

Nufi: Shqipëria, kontribut të pandërprerë si aleate e përgjegjshme në NATO

Nufi: Shqipëria, kontribut të pandërprerë si aleate e përgjegjshme në NATO

Themelorja do të vendosë më 1 korrik për të ndalurit në Gazimestan

Themelorja do të vendosë më 1 korrik për të ndalurit në Gazimestan

Humb jetën 75-vjeçari në Gjilan, dyshohet se ra në pusetë gjatë pastrimit të saj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën