TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Konjufca: Serbia e ka goditur Kosovën në mirëbesim

by TËVË 1
5 muaj ago
1
A A
Konjufca: Serbia e ka goditur Kosovën në mirëbesim

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka deklaruar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon të mbetet i brishtë për shkak të mungesës së mirëbesimit, duke akuzuar Serbinë për veprime që, sipas tij, cenojnë sovranitetin dhe sigurinë e Kosovës.

Deklaratat ai i bëri pas takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, të kryesuar nga Kaja Kallas.

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka deklaruar se problemi më i madh në dialogun Kosovë-Serbi mbetet mungesa e mirëbesimit, duke akuzuar Serbinë për sulme të drejtpërdrejta ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

Konjufca ka përmendur sulmin në Banjskë dhe atë në kanalin e Iber-Lepencit, duke thënë se lidhjet e grupeve të përfshira me institucionet serbe janë të drejtpërdrejta.

“Si mund të ulemi me një palë e cila, derisa ne ulemi në tavolinën e dialogut, prapa shpinës organizon aksione që e godasin Kosovën në integritetin territorial dhe sovranitetin e saj”, ka deklaruar Konjufca.

Duke komentuar deklaratat e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, se zgjedhjet në Kosovë po shkaktojnë vonesa në dialog, Konjufca tha se kjo nuk është përgjegjësi e Kosovës.

“Edhe zgjedhjet në Kosovë duhet të kuptohen si pjesë e demokracisë dhe e kapaciteteve tona shtetërore”, është shprehur ai.

Sipas tij, situata politike po ndikon edhe në zbatimin e Planit të Rritjes së BE-së për Kosovën, pasi një pjesë e marrëveshjeve kërkojnë funksionalizimin e Kuvendit, shkruan RTK.

Konjufca është shprehur skeptik për ndonjë përparim të shpejtë në dialog, duke theksuar se edhe Serbia pritet të hyjë në proces zgjedhor deri në fund të vitit.

“Nuk pres ndonjë iniciativë në këta muaj të këtij viti. Të shohim në vitin 2027 se si do të zhvillohen gjërat”, ka deklaruar ai.

Ai ka kërkuar gjithashtu që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke theksuar se integrimi i Ballkanit Perëndimor nuk mund të konsiderohet i plotë pa Kosovën.

Tags: BEGlauk KonjufcaSerbiaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ambasada e SHBA-së: Mezi presim të bashkëpunojmë me Justina Shiroka-Pulën

Ambasada e SHBA-së: Mezi presim të bashkëpunojmë me Justina Shiroka-Pulën

Arrestohet ish-mësuesi nga Prizreni i dyshuar për pedofili

Kanoset një zyrtar në Prizren

Kos: Kur vendet e rajonit japin rezultate, edhe ne veprojmë

Kos: Ndryshimet në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në

“AKI ka goditur spiunazhin serb-Strategji e Serbisë”-Maqedonci për spiunët dhe luftën hibride serbe

Maqedonci për median ndërkombëtare: Kërcënimi nga Serbia është i vazhdueshëm

Zhegrova vlerësohet për paraqitjen ndaj Galatasarayt

Zhegrova kritikohet nga ish-futbollisti italian

Ambasada e SHBA-së: Mezi presim të bashkëpunojmë me Justina Shiroka-Pulën

Ambasada e SHBA-së: Mezi presim të bashkëpunojmë me Justina Shiroka-Pulën

Arrestohet ish-mësuesi nga Prizreni i dyshuar për pedofili

Kanoset një zyrtar në Prizren

Kos: Kur vendet e rajonit japin rezultate, edhe ne veprojmë

Kos: Ndryshimet në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në

“AKI ka goditur spiunazhin serb-Strategji e Serbisë”-Maqedonci për spiunët dhe luftën hibride serbe

Maqedonci për median ndërkombëtare: Kërcënimi nga Serbia është i vazhdueshëm

Nis rigjykimi i Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase

Nis rigjykimi i Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase

​Mediat italiane vlerësojnë lartë Zhegrovën pas paraqitjes ndaj Cagliarit

​Mediat italiane vlerësojnë lartë Zhegrovën pas paraqitjes ndaj Cagliarit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën