TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova zyrtarizon miqësoret me Çekinë dhe Andorrën

by teve1.info
5 muaj ago
13
A A
Kosova shkruan histori, por dështon në hapin e fundit drejt Botërorit

Kombëtarja e Kosovës në futboll, në fund të këtij muaji dhe në fillim të muajit tjetër, do t’i luajë dy ndeshje miqësore në kuadër të datave të lira të FIFA-s.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), të hënën, ka konfirmuar miqësoret me Çekinë dhe Andorrën, ku njërën do ta luajë në udhëtim dhe tjetrën në shtëpi.

Miqësorja e parë e Kosovës, do të jetë ajo kundër Çekisë, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Epet Arena” në Pragë, më datën 31 maj.

Ndërkohë, miqësorja me Andorrën, do të luhet më datën 7 qershor dhe atë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Të dyja këto miqësore, do t’i shërbejnë Kosovës në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri të Ligës së Kombeve, i cili nis në muajin shtator kurse “Dardanët” do të garojnë për herë të parë në Ligën B të kësaj gare.

Çekia do të paraqitet në në Botërorin 2026 dhe aktualisht renditet në pozitën e 41-të në në ranglistën e FIFA-s.

“Dardanët janë përballur me Çekinë deri më tash dy herë dhe atë në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2020. Në ndeshjen e parë më 7 shtator, 2019 kishin fituar në “Fadil Vokrri”, 2:1, derisa në ndeshjen e kthimit në Plzen, pësuan humbje po ashtu 2:1, më 14 nëntor, 2019”, ka shkruar FFK në njoftim.

Edhe me Andorrën, Dardanët janë ballafaquar dy herë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024. Kanë barazuar në Prishtinë (1:1) dhe kanë fituar në Andorra La Vella (3:0).

“Këto dy miqësore do t’i shërbejnë stafit teknik për të vazhduar ndërtimin e skuadrës për ndeshjet e ardhshme me karakter garues në Ligën B, ku Kosova bën pjesë në Grupin B3 me Austrinë, Izraelin dhe Irlandën”, vazhdon njoftimi i FFK.

Kombëtarja e Kosovës do të grumbullohet më datën 27 maj.

Share2Tweet1

Postime të ngjashme

Ministri Gashani: “Rama, një fëmijë i pakënaqur e qaraman”

Ministri Gashani: “Rama, një fëmijë i pakënaqur e qaraman”

Mbyllet pa fitues derbi mes Malishevës e Prishtinës

Mbyllet pa fitues derbi mes Malishevës e Prishtinës

Mbyllet pjesa e parë, Malisheva në epërsi ndaj Prishtinës

Mbyllet pjesa e parë, Malisheva në epërsi ndaj Prishtinës

Kosova mund ta humb organizimin e LM 2030, paralajmëron Rama

Kosova mund ta humb organizimin e LM 2030, paralajmëron Rama

​Goditet këmbësorja nga vetura në Prishtinë, shoferi dërgohet në mbajtje

Shtetasi kosovar i dënuar për tentim vrasje transferohet nga Kroacia në Kosovë

Krasniqi: Strategjia shtetërore për Apelin në Hagë duhet ta bashkojë spektrin politik, e jo ta përçajë

Krasniqi: Strategjia shtetërore për Apelin në Hagë duhet ta bashkojë spektrin politik, e jo ta përçajë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë një përditësim mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë një përditësim mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës.

Dy të vdekur në Stamboll pas reshjeve më të dendura të shiut në 84 vitet e fundit

Dy të vdekur në Stamboll pas reshjeve më të dendura të shiut në 84 vitet e fundit

WhatsApp sjell funksionin e shumëkërkuar

WhatsApp sjell funksionin e shumëkërkuar

Avokati i Popullit: Zyra në Hagë nuk e përjashton mandatin tonë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Shiroka Pula priti në takim profesorin amerikan Edward Joseph

Shiroka Pula priti në takim profesorin amerikan Edward Joseph

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën