TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

22 parti politike një iniciativë qytetare dhe një kandidat i pavarur garojnë në zgjedhjet e 7 qershorit

by tëvë1
4 muaj ago
1
A A
Shumë shërbime në zgjedhjet e ardhshme do të ofrohen online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se më 10 maj 2026 është përmbyllur afati për subjektet e reja politike (koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) për të paraqitur aplikimin e tyre për certifikim të pjesëmarrjes në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.
Gjatë periudhës 9-ditore (2 maj – 10 maj 2026) KQZ ka pranuar aplikimin për certifikim nga: 3 koalicione; 1 nismë qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.

Pas periudhës zgjedhore për njoftim të pjesëmarrjes në zgjedhje nga partitë politike dhe për formim të koalicioneve (1 – 7 maj), si dhe periudhës për aplikim për certifikim nga subjektet e reja politike (2 – 10 maj), numri i përgjithshëm i subjekteve politike që mund të jenë pjesë e zgjedhjeve të parakohshme, është: 27, prej tyre 22 parti politike; 3 koalicione; 1 nismë qytetare; dhe 1 kandidat i pavarur.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, partitë politike të regjistruara konsiderohen automatikisht të certifikuara, andaj procesi i certifikimit vlen vetëm për subjektet e reja politike, përkatësisht koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur.

Pas përmbylljes së procesit të certifikimit, KQZ do të organizojë tërheqjen e shortit për renditjen e tyre në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Ndërkaq, deri më 12 maj 2026, të gjitha subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të dorëzojnë online listën me emrat e kandidatëve për deputetë për certifikim të pjesëmarrjes në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Partitë politike që kanë njoftuar pjesëmarrjen në zgjedhje (1 – 7 maj) janë:

Partia Socialdemokrate;

Kosovaki Nevi Romani Partia;

Partia Socialdemokrate e Ashkalinjve;

Za Slobodu Pravdu i Opstanak;

Srpska Lista;

Yenilikçi Türk Hareket Partisi;

Lidhja Demokratike e Kosovës;

Fjala;

Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës;

Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – PREBK;

Socialdemokratska Unija;

Jedinstvena Goranska Partija;

Kosova Demokratik Türk Partisi;

Nova Demokratska Stranka;

Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës;

Kosovski Savez;

Partia Balliste;

Partia Qytetare për Mirëqenie Sociale;

Partia Liberale Egjiptiane;

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës;

Stranka Demokratske Akcije; dhe

Partia Demokratike e Kosovës.

Partitë politike që kanë njoftuar për formim të koalicionit (1 – 7 maj) janë:

Demokratska Stranka Bošnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan (Koalicija VAKAT);
Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës dhe Lëvizja për Bashkëveprim (Ashkalitë e Bashkuar); dhe Lëvizja Vetëvendosje, Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (Lëvizja VETËVENDOSJE!).

Nisma qytetare që kanë aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje është: Složno Pobeđujemo.

Kandidati i pavarur që ka aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje është: Esmir Kasi./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

​OVL-UÇK krijoi platformën: Ndër prioritete debati institucional për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

​OVL-UÇK krijoi platformën: Ndër prioritete debati institucional për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Reagon kryembrojtësi i Thaçit, Luka Misetic: Mbrojtja do të dorëzojë zyrtarisht njoftimin e apelit për të korrigjuar këto gabime faktike

Reagon kryembrojtësi i Thaçit, Luka Misetic: Mbrojtja do të dorëzojë zyrtarisht njoftimin e apelit për të korrigjuar këto gabime faktike

Enver Hoxhaj kërkon shtyrjen e Konventës së PDK-së: Partia ka nevojë për drejtim të ri, jo skema të vjetra

Hoxhaj mbështet protestën e OVL-UÇK-së: Në emër të popullit të Kosovës, bashkë në protestë gjithëpopullore

Vdes një person në QKUK  nga virusi i Nilit Perëndimor

Inteligjenca Artificiale trondit tregun e medias në Britani të Madhe, shkurtohen mbi 220 vende pune

Kryeministri kanadez i kundërpërgjigjet Trumpit: Aleanca Kanada-BE nuk synon të jetë rival i SHBA-së

Kryeministri kanadez i kundërpërgjigjet Trumpit: Aleanca Kanada-BE nuk synon të jetë rival i SHBA-së

Vdes një person në QKUK  nga virusi i Nilit Perëndimor

Vdes një person në QKUK nga virusi i Nilit Perëndimor

Kurti bën homazhe te shtatorja e Heroit të Kosovës, Xhavit Haziri

Kurti bën homazhe te shtatorja e Heroit të Kosovës, Xhavit Haziri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën