Vjosa Osmani në “tubimin e bashkimit” të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se po kthehet në shtëpi.
Ajo në fjalimin e saj ka thënë se në shumë takime që ka zhvilluar me qytetarë, kërkesa e tyre ishte kthimi në LDK.
“Sonte po ju them të gjithëve, po kthehem në shtëpinë time”, u shpreh ajo.
Osmani ka thënë se Kosova ka dy rrugë përpara.
“Në njërën anë është rruga e atyre që kërcënojnë ta dërgojnë vendin në zgjedhje çdo tre muaj, sepse nuk ngopen kurrë, rruga e atyre që e shendrrojnë në mision eliminimin e çdo njërit që republikën e vendos para çdo interesi partiak e ideologjik. Rruga e atyre që e dërguan vendin në zgjedhje pa nevojë e ja refuzuan popullit 51%, për të eliminuar një presidente që ulët me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kurse rruga tjetër është e amanetit të Rugovës, e shtetit serioz e aleancave të forta”, tha ajo.
Osmani në zgjedhjet e 7 qershorit do të jetë bartëse e listës se LDK-së dhe kandidate për presidente./teve.info/







