TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haradinaj: Ekrem Rexha – Drini, ishte ndër figurat më emblematike të UÇK-së, la gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë

by Tëvë1
6 muaj ago
1
A A
Haradinaj: Ekrem Rexha – Drini, ishte ndër figurat më emblematike të UÇK-së, la gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë një postim përkujtimor në të cilin ka nderuar figurën e Ekrem Rexhës – Drinit, dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ngjarjet historike të luftës çlirimtare.

Haradinaj ka vlerësuar Ekrem Rexhën – Drinin si një nga figurat më emblematike të UÇK-së, duke theksuar rolin e tij si udhëheqës dhe vizionar në historinë e luftës për liri.

“Ekrem Rexha – Drini, ishte ndër figurat më emblematike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili me aftësitë e tij si udhëheqës dhe vizionar, la gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë të lavdishme. I afërt dhe i respektuar nga të gjithë, humbja e tij ishte një goditje e madhe për vendin dhe një dhimbje e thellë për familjen dhe bashkëluftëtarët”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka kujtuar gjithashtu 8 majin dhe sakrificën e banorëve të fshatrave Kashicë, Staradran dhe Terstenik në vitin 1999, duke theksuar rolin e tyre në themelimin e shtetit të Kosovës.

Në postimin e tij, Haradinaj i ka kushtuar vëmendje edhe Betejës së Llapushnikut, të zhvilluar më 8, 9 dhe 10 maj 1998, të cilën e ka cilësuar si një nga betejat më të lavdishme të UÇK-së dhe një kthesë të rëndësishme në luftën frontale.

Ai ka theksuar se kjo betejë kishte rëndësi strategjike, duke ndërprerë një nga arteriet kryesore të furnizimit të forcave armike.

Haradinaj ka përkujtuar me respekt 47 dëshmorët dhe 54 martirët e rënë në këtë betejë, si dhe dëshmorët e martirët e fshatit Lëbushë.

“Gjaku i tyre u bë themel i lirisë sonë, dhe kujtimi për ta do të mbetet i gjallë brez pas brezi. Lavdi të gjithë martirëve dhe dëshmorëve të Kosovës”, ka përfunduar ai.

Tags: AAKEkrem Rexharamush haradinajTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ngjarja në Demiraj të Gjilanit, nesër varrosen 27-vjeçari dhe foshnja

Ngjarja në Demiraj të Gjilanit, nesër varrosen 27-vjeçari dhe foshnja

Kulla: Nuk pres ndryshime të mëdha në raportet me Kosovën nga qeveria e re serbe

Kulla: Nuk pres ndryshime të mëdha në raportet me Kosovën nga qeveria e re serbe

​Ndalohen dy persona në Pejë, dyshohen se grabitën një shtetase të huaj

​Ndalohen dy persona në Pejë, dyshohen se grabitën një shtetase të huaj

​Ekipi Medial i Hashim Thaçit rikthen publikimet në profilet zyrtare në Facebook dhe X

Halilaj kritikon Qeverinë: Buxheti prej 4.27 miliardë eurosh nuk po sjell zhvillim ekonomik

Halilaj kritikon Qeverinë: Buxheti prej 4.27 miliardë eurosh nuk po sjell zhvillim ekonomik

“Capat-Sekiraqa”– Gjykata plot policë,eksperti i balistikës Gëzhojat përputhen me armët e konfiskuara

“Capat-Sekiraqa”– Gjykata plot policë,eksperti i balistikës Gëzhojat përputhen me armët e konfiskuara

Anulohet tenderi “ekstrem emergjent” për blerjen e gomave dimërore për policinë

Anulohet tenderi “ekstrem emergjent” për blerjen e gomave dimërore për policinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën