TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti priti përfaqësuesen rajonale të UNHCR-së, diskutuan për refugjatët dhe personat e zhdukur

by teve1
2 muaj ago
1
A A
Kurti priti përfaqësuesen rajonale të UNHCR-së, diskutuan për refugjatët dhe personat e zhdukur

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Nicole Epting, Përfaqësuese Rajonale e UNHCR-së për Evropën Qendrore.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, në takim u diskutua për çështjet që lidhen me refugjatët, personat e zhvendosur brenda vendit dhe personat pa shtetësi, si dhe për përgjegjësinë institucionale dhe ndërkombëtare në mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetit të tyre.

Kurti e ka njoftuar përfaqësuesen Epting me politikat dhe programet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, të zbatuara nga ministritë përkatëse, të cilat adresojnë nevojat dhe të drejtat e këtyre kategorive, përfshirë strehimin, mbështetjen sociale dhe qasjen në shërbime publike.

Gjatë bashkëbisedimit është theksuar se trajtimi i këtyre çështjeve duhet të mbetet i udhëhequr nga parimet e të drejtave të njeriut dhe solidaritetit humanitar, duke vendosur njeriun dhe dinjitetin e tij në qendër të politikave publike dhe angazhimit institucional.

Në fund të takimit është diskutuar edhe çështja e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

Kryeministri në detyrë ka thënë se 1 mijë e 565 persona vazhdojnë të figurojnë të zhdukur nga lufta e fundit dhe potencoi nevojën për zbatimin e plotë të Deklaratës për Personat e Zhdukur, të dakorduar në Brussels.

Ai ka nënvizuar se progresi real në këtë proces kërkon hapjen e arkivave nga Serbia, përfshirë arkivin e Brigadës së 38-të të Motorizuar të Ushtrisë Jugosllave, i cili, sipas tij, vazhdon të mbetet i klasifikuar nga autoritetet serbe deri në vitin 2044./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gashi: Të shkojmë në zgjedhje brenda LDK-së, për t’u bashkuar rreth një lidershipi të ri

Gashi: Të shkojmë në zgjedhje brenda LDK-së, për t’u bashkuar rreth një lidershipi të ri

“Qielli i Shqiponjave 2026” përmbyllet me sukses, FSK vlerëson kadetët për përgatitje në terren

“Qielli i Shqiponjave 2026” përmbyllet me sukses, FSK vlerëson kadetët për përgatitje në terren

​Kryetari i Komunës së Nikshiqit, prorusi Kovaçeviq ndalohet të hyjë në Kosovë

​Kryetari i Komunës së Nikshiqit, prorusi Kovaçeviq ndalohet të hyjë në Kosovë

Salihaj: LDK-ja nuk ka figurë që mund ta udhëheqë me sukses partinë, koalicioni me VV-në është zgjidhja e vetme

Spanja duhet fituar ndaj Uruguait për vendin e parë në grup

Spanja duhet fituar ndaj Uruguait për vendin e parë në grup

Belgjika mund të eliminohet në fazën e grupeve

Belgjika mund të eliminohet në fazën e grupeve

Muriqi i premton gola Fenerbahçes

Muriqi flet për madhështinë e Fenerbahçes

“Qielli i Shqiponjave 2026” përmbyllet me sukses, FSK vlerëson kadetët për përgatitje në terren

“Qielli i Shqiponjave 2026” përmbyllet me sukses, FSK vlerëson kadetët për përgatitje në terren

​Kryetari i Komunës së Nikshiqit, prorusi Kovaçeviq ndalohet të hyjë në Kosovë

​Kryetari i Komunës së Nikshiqit, prorusi Kovaçeviq ndalohet të hyjë në Kosovë

Salihaj: LDK-ja nuk ka figurë që mund ta udhëheqë me sukses partinë, koalicioni me VV-në është zgjidhja e vetme

Salihaj: LDK-ja nuk ka figurë që mund ta udhëheqë me sukses partinë, koalicioni me VV-në është zgjidhja e vetme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën