Në Gjykatën Themelore në Prizren pritet të vazhdojë sot seanca gjyqësore për rastin e vdekjes së të riut Auron Thaqi, i cili kishte humbur jetën më 7 korrik 2024, pasi ishte plagosur rëndë me thikë.
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj Enes Ay dhe Hajrullah Brcanit, të cilët në seancën fillestare janë deklaruar të pafajshëm për veprat penale që u vihen në barrë.
Gjatë vazhdimit të shqyrtimit gjyqësor pritet të paraqiten prova dhe dëshmi shtesë nga palët e përfshira në procedurë, ndërsa procesi po ndiqet me interes të shtuar nga publiku.







