Futbollistja Kosovare Asllani ka vazhduar rrugëtimin e jashtëzakonshëm. Ajo të enjten ka firmosur me klubin e njohur italian, AC Milan. Me Milanin, reprezentuesja e Suedisë ka firmosur për dy vjet.
“Krenare të bashkohem me AC Milan me kontratë dyvjeçare. Super e entuziazmuar që kaloi në Itali, në Milano dhe të thërras AC Milanin shtëpinë time të re”, ka shkruar Asllani.
Edhe Milani ka prezantuar Asllanin. Ajo ka luajtur deri më tani për Real Madridin, Manchester Cityn, PSG-në, Chicagon dhe për skuadrat më të mëdha në Suedi.
Sulmuesja 32-vjeçare ka plot 160 ndeshje të luajtura për Suedinë.