TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova humb me 34 pikë dallim ndeshjen me Danimarkën

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Kosova humb me 34 pikë dallim ndeshjen me Danimarkën

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka pësuar humbje shumë të thellë në përmbyllje të raundit të parë të parakualifikimeve për Eurobasket 2025. Të enjten mbrëma në Naestved, Kosova humbi nga Danimarka vendase me rezultatin 105:71.

Është kjo prej humbjeve më të thella që ka pësuar Kosova deri më tani. Kosova përfundon e fundit në grupin C, pas Danimarkës dhe Norvegjisë. Kështu nuk mund të avancon në raundin e dytë, por e vazhdon garimin në raundin e tretë të parakualifikimeve. Pra e ka edhe një rast tjetër.

Kosova ka humbur dy ndeshjet me Norvegjinë, ndërsa ka një fitore e një humbje me Danimarkën. Për vendin e parë në grup do të luftojnë Danimarka e Norvegjia, që takohen të dielën në Oslo.

Kosova ka shfaqur fare pak në takim me danezët. Në të vërtetë Kosovës i kanë munguar lojtarë të rëndësishëm për këtë ndeshje dhe optimizmi nuk ishte i madh as para udhëtimit. Lojtarë si Erjon Kastrati, Lis Shoshi, Mikaile Tmushiq e disa të tjerë kanë munguar për shkak të lëndimeve. Përzgjedhësi Christos Marmarinos në dispozicion i kishte vetëm dhjetë lojtarë.

Kosova u mbajt më mirë në çerekun e parë, ndërsa shkëputja e madhe e danezëve nisi në të dytin. Ndërkohë dy periudhat e fundit janë dominuar plotësisht nga danezët. Dhe në fund dallimi ishte plot 34 pikë.

Drilon Hajrizi ishte më i miri te Kosova. Ai ndeshjen e mbylli me 17 pikë e pesë kërcime. Kapiteni Dardan Berisha po ashtu realizoi 17 pikë., Ai kishte edhe shtatë asistime e tri kërcime, por edhe tetë topa të humbur. Amin Hot realizoi dhjetë pikë, pesë kërcime e pesë asistime. Ndërsa Rron Ukaj kontribuoi me tetë pikë e shtatë kërcime. Hot e Ukaj debutuan te Kosova.

Kosova ka luajtur pa amerikanë të natyralizuar dhe nuk i është afruar fitores. Danezët ishin dominonte. Kështu Kosova e përmbyll edhe një cikël kualifikues të pasuksesshëm.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ronaldo shënon golin e 986-të në karrierë, Al-Nassr pëson humbje në derbin ndaj Al-Ahlit

Ronaldo shënon golin e 986-të në karrierë, Al-Nassr pëson humbje në derbin ndaj Al-Ahlit

Prishtina shkëlqen ndaj Drenicës, Diatta shënon “hat-trick”

Prishtina shkëlqen ndaj Drenicës, Diatta shënon “hat-trick”

Virgil van Dijk kërkohet në Turqi, mund të bashkohet me Muçin

Virgil van Dijk kërkohet në Turqi, mund të bashkohet me Muçin

Prishtina – Drenica, ndeshja hapëse e xhiros 14

Xhiroja e 14-t hapet me ndeshjen Prishtina – Drenica

Nëntori vjen me shi, parashikimi i motit për të dielën

Mot i vranët dhe me reshje shiu gjatë fundjavës

EULEX mohon raportimet se një polic i tyre ia drejtoi armën familjarëve të Krasniqit

EULEX mohon raportimet se një polic i tyre ia drejtoi armën familjarëve të Krasniqit

Hajra kritikon opozitën: Po i mungojnë kauzat e qarta

Hajra kritikon opozitën: Po i mungojnë kauzat e qarta

Daut Haradinaj për Jakup Krasniqin: E kisha nda një pjesë të jetës me të zëvendësu ty

Daut Haradinaj për Jakup Krasniqin: E kisha nda një pjesë të jetës me të zëvendësu ty

“Ose është padituri, ose poshtërsi”, Hajra kritikon PDK-në për veprimet rreth Ligjit të Speciales

“Ose është padituri, ose poshtërsi”, Hajra kritikon PDK-në për veprimet rreth Ligjit të Speciales

Rruga Prizren -Tetovë, grupet punuese të Kosovës e RMV’së ulen për të folur për tunelin

Rruga Prizren -Tetovë, grupet punuese të Kosovës e RMV’së ulen për të folur për tunelin

Gjykata anulon vendimin e Komunës së Prishtinës për lirimin e pronave pranë xhamisë së re në ndërtim

Gjykata anulon vendimin e Komunës së Prishtinës për lirimin e pronave pranë xhamisë së re në ndërtim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën