TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjykimi i ish-krerëve në Hagë, Behrami: Shtyrja e verdiktit është kalkulim politik, vendimi të merret brenda afatit

by TËVË 1
12 minuta ago
1
A A
Gjykimi i ish-krerëve në Hagë, Behrami: Shtyrja e verdiktit është kalkulim politik, vendimi të merret brenda afatit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka deklaruar se kthimi i liderëve të kësaj partie nga Haga është në interes të Republikës së Kosovës, duke theksuar se vendi ka nevojë për vizionin dhe përvojën e tyre politike.

Sipas Behramit, rikthimi i tyre do të ndikonte në balancimin e skenës politike në vend, të cilën ai e cilësoi si të trazuar dhe në mungesë të qeverisjes efektive.

Ai shtoi se Kosova po përballet me kriza të njëpasnjëshme dhe se prania e ish-udhëheqësve do të kontribuonte në stabilizimin e situatës.

“Kthimi i liderëve të PDK-së nga Haga është në interes të Republikës së Kosovës përtej partive politike. Kosova si kurrë më parë ka nevojë për kthimin e tyre në Kosovë, ka nevojë për vizionin e tyre, ka nevojë për trashëgimin e tyre dhe kthimi i tyre padyshim që do ta balanconte krejt skenën politike në Republikën e Kosovës dhe do ta kthente në një gjendje normale këtë skenë e cila është e trazuar dhe në mungesë të vizionit dhe në mungesë të dëshirës për të qeverisur ne po hyjmë prej një krize në një krizë tjetër”, deklaroi ai në emisionin “Info Nata”.

Duke folur për procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës, Behrami u shpreh se pret që vendimi të merret brenda afatit tre mujor të paraparë, respektivisht deri më 18 maj.

Ai paralajmëroi se çdo shtyrje e mundshme e afatit do të rriste pasigurinë dhe mosbesimin e qytetarëve ndaj kësaj gjykate.

Ndërkohë thotë se shtyrja e verdiktit për verë është kalkulim politik, sipas tij vendimi duhet të merret deri më 18 maj.

“Shpresoj që Gjykata Speciale do ta respektojë afatin tre mujor, i cili është i përcaktuar dhe nuk do të kërkojë shtesë për të shpallur vendimin, sepse çdo kërkesë për shtyrje të afatit rritë pasigurinë, mosbesimin e thellë të shoqërisë ndaj kësaj Gjykate, dhe po ashtu mund të rritë edhe gjasat për dënimet e ish-krerëve të UÇK-së. Trupi gjykues duhet ta bëjë një balancë në krejt këtë proces dhe të paktën të vjen një verdikt në këtë tre mujor ashtu siç parashihet që i bie deri më 18 maj. Çdo tendencë për ta shtyrë për verë verdiktin është kalkulim politik i Gjykatës. Gjykata nuk duhet të kalkulojë politikisht, por duhet të përqendrohet vetëm në atë që është diskutuar në sallë”, deklaroi ai.

Ndërkaq, nga Specialja nuk e kanë bërë të ditur datën se kur do të jepet vendimi ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, por në një publikim është theksuar se çështja gjyqësore është në fazën e kuvendimeve. /teve1.info/

Tags: Artan Behramigjykimi i ish-krerevepdkTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Këta janë 10 kandidatët më të votuar të PDK-së sipas rezultateve preliminare

Bedri Hamza, sërish kandidat i PDK-së për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit

Behrami: Kurti e urren vetën në natën që e pranoi marrëveshjen e Ohrit, frikacak e s’di të qeverisë

Behrami: Kurti e urren vetën në natën që e pranoi marrëveshjen e Ohrit, frikacak e s’di të qeverisë

Tahiri: Pa sektorin privat nuk ka ekonomi, kërkohet trajtim i barabartë

Tahiri: Pa sektorin privat nuk ka ekonomi, kërkohet trajtim i barabartë

Komandanti i KFOR-it thotë se misioni mbetet shtyllë kyçe e stabilitetit në Kosovë: Urgjente nevoja për zgjidhje politike

Komandanti i KFOR-it thotë se misioni mbetet shtyllë kyçe e stabilitetit në Kosovë: Urgjente nevoja për zgjidhje politike

Këta janë 10 kandidatët më të votuar të PDK-së sipas rezultateve preliminare

Bedri Hamza, sërish kandidat i PDK-së për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit

Gjykimi i ish-krerëve në Hagë, Behrami: Shtyrja e verdiktit është kalkulim politik, vendimi të merret brenda afatit

Gjykimi i ish-krerëve në Hagë, Behrami: Shtyrja e verdiktit është kalkulim politik, vendimi të merret brenda afatit

Behrami: Kurti e urren vetën në natën që e pranoi marrëveshjen e Ohrit, frikacak e s’di të qeverisë

Behrami: Kurti e urren vetën në natën që e pranoi marrëveshjen e Ohrit, frikacak e s’di të qeverisë

​Trump i thotë Kongresit se armëpushimi do të thotë se nuk ka nevojë për miratimin e tyre për luftën me Iranin

​Trump i thotë Kongresit se armëpushimi do të thotë se nuk ka nevojë për miratimin e tyre për luftën me Iranin

Emisioni “Info Nata” 01.05.2026

Emisioni “Info Nata” 01.05.2026

Tahiri: Pa sektorin privat nuk ka ekonomi, kërkohet trajtim i barabartë

Tahiri: Pa sektorin privat nuk ka ekonomi, kërkohet trajtim i barabartë

U aksidentua në vendin e punës, vdes shqiptari në Itali

U aksidentua në vendin e punës, vdes shqiptari në Itali

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën