TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Të drejtat e punëtorëve fitohen dhe mbrohen çdo ditë

by Tëvë1
3 orë ago
0
A A
Kurti në Samitin e BE-së: Zgjedhjet e reja do të sjellin qeverinë time të ardhshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar qytetarët me rastin e 1 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, duke theksuar rëndësinë historike dhe aktuale të kësaj dite për të drejtat e punëtorëve.

Në një mesazh publik, Kurti rikujtoi se 1 Maji e ka origjinën në vitin 1886 në Çikago, kur punëtorët protestuan për orarin tetëorësh të punës, një kërkesë që në atë kohë u pagua edhe me jetë njerëzish. Sipas tij, të drejtat që sot konsiderohen themelore janë rezultat i sakrificave të vazhdueshme dhe nuk duhet të merren si të mirëqena.

Ai theksoi se edhe në Kosovë puna ka qenë gjithmonë një shtyllë e rëndësishme e qëndresës dhe shtetndërtimit, sidomos në periudha të vështira historike kur qytetarët kanë kontribuar jashtë institucioneve formale.

Duke folur për zhvillimet aktuale, Kurti përmendi sfidat globale me të cilat përballen punëtorët, përfshirë rritjen e punësimit afatshkurtër, pasigurinë nga platformat digjitale dhe ndikimin e automatizimit në tregun e punës.

Në këtë kontekst, ai renditi disa nga masat e ndërmarra nga qeveria. Sipas tij, paga minimale është rritur nga 170 në 425 euro dhe pritet të rritet në 500 euro nga 1 korriku. Po ashtu, është vendosur paga e 13-të për sektorin publik dhe janë zbatuar programe si “Superpuna”, që kanë ndihmuar në punësimin e mijëra të rinjve.

Kurti theksoi gjithashtu se janë rritur pensionet, janë vendosur shtesat për fëmijë dhe për nënat lehona, si dhe janë mbështetur familjet dhe gratë përmes subvencioneve dhe programeve të punësimit.

Ai nënvizoi edhe rëndësinë e miratimit të projektligjit për sigurimet shëndetësore, duke e cilësuar si hap drejt mbulimit universal për të gjithë qytetarët.

Megjithatë, kryeministri vlerësoi se një nga sfidat kryesore mbetet mungesa e organizimit sindikal në sektorin privat, duke bërë thirrje për më shumë angazhim shoqëror në këtë drejtim.

Në fund, Kurti theksoi se 1 Maji nuk është vetëm një ditë simbolike, por një kujtesë se të drejtat e punëtorëve kërkojnë angazhim të vazhdueshëm dhe se përmirësimi i kushteve të punës do të mbetet prioritet i qeverisë./teve1.info/

Tags: 1 majialbin kurtiDita e PunetoreveTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti kujton masakrën e Nabërgjanit: Drejtësia duhet të vihet në vend

Kurti kujton masakrën e Nabërgjanit: Drejtësia duhet të vihet në vend

Meta: Vjosa Osmani meriton mandatin e dytë, Kosova ka nevojë për një lider të fuqishëm

Osmani falënderon kongresmenët amerikanë për mbështetjen e Kosovës drejt NATO-s

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, AGK: Gazetarët përballen me kushte të pasigurta pune

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, AGK: Gazetarët përballen me kushte të pasigurta pune

Alarmi i mbrëmshëm për bombë në Prishtinë rezulton i rremë

Ekstradohen dy të kërkuar ndërkombëtarisht, një nga Kroacia në Kosovë dhe një nga Kosova në Suedi

Ditari: 01.05.2026

Ditari: 01.05.2026

Hiqet kufiri, rikthehet lëvizja e lirë Kosovë–Shqipëri

Hiqet kufiri, rikthehet lëvizja e lirë Kosovë–Shqipëri

Kërcënoi të shpërthente bombën në Rinas nëse Shqipëria nuk pranon që Kosova është Serbi, SPAK dërgon në gjykatë 44-vjeçarin rus

Kërcënoi të shpërthente bombën në Rinas nëse Shqipëria nuk pranon që Kosova është Serbi, SPAK dërgon në gjykatë 44-vjeçarin rus

1 Maji, 48 jetë të humbura gjatë vitit 2025 në Shqipëri

1 Maji, 48 jetë të humbura gjatë vitit 2025 në Shqipëri

Mark Zuckerberg investon 500 milionë dollarë në biologjinë me AI!

Mark Zuckerberg investon 500 milionë dollarë në biologjinë me AI!

Si të rregulloni telekomandën kur nuk punon – truku i thjeshtë i “resetimit”

Si të rregulloni telekomandën kur nuk punon – truku i thjeshtë i “resetimit”

Kurti kujton masakrën e Nabërgjanit: Drejtësia duhet të vihet në vend

Kurti kujton masakrën e Nabërgjanit: Drejtësia duhet të vihet në vend

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën