Një 42 vjeçar gjeti vdekjen teksa po punonte në këtë vendpunishte të zhavorit.
Sipas informacioneve të para të organeve të rendit, i ndjeri dyshohet se ndërroi jetë pasi një mjet i punës i ra në kokë.
Tëvë1 ka mësuar se viktima nuk ishte i punësuar në këtë kompani, mirëpo ishte kontraktuar për lyerjen e disa mjeteve të punës.
Në momentin kur ndodhi incidenti, Tëvë1 ka mësuar se i ndjeri ishte duke punuar bashkë me vëllanë e tij.
Mediumi tentoi të marrë një qëndrim nga pronarët e kompanisë, mirëpo ata nuk pranuan të flasin, si dhe nuk lejuan filmimin e punishtës.
Ndërkohë, për këtë rast Prokuroria Themelore e Pejës ka nisur hetimet.
Deri më tani, Nikçi thekson se nuk ka asnjë të ndaluar.
E nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se vdekja e viktimës është konstatuar në vendngjarje.
“Policia është njoftuar se një punëtor, gjersa ka qenë duke punuar, është lënduar, është dërguar në Spitalin Rajonal. Mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente” , thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Në vendngjarje gjatë ditës u panë edhe Inspektorët e Punës.
Ndryshe, ditëve të fundit Inspektorati Qendror i Punës ka nisur aksion inspektimesh me fokus sektorin e ndërtimtarisë, pas disa rasteve të raportuara të vdekjeve në vendin e punës.



