TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hamza: Seanca për presidentin ishte puç kushtetues, rrezikohet stabiliteti i vendit

by Tëvë1
5 muaj ago
1
A A
Hamza: Seanca për presidentin ishte puç kushtetues, rrezikohet stabiliteti i vendit

Kryetari i Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, e ka cilësuar si jokushtetuese seancën e sotme për zgjedhjen e presidentit, duke e quajtur atë një “puç kushtetues”.

Sipas tij, situata politike në vend është bërë e ndërlikuar, ndërsa zhvillimet e fundit, siç tha ai, përfaqësojnë kulmin e papërgjegjshmërisë.

“Po vërehet që kjo kohë vendin po e kalon në një situatë bukur komplekse, por sonte mosserioziteti dhe papërgjegjshmëria e kanë mbërritur kulmin. Ky është një puç kushtetues”, deklaroi Hamza.

Ai theksoi se shteti dhe rendi kushtetues janë ndërtuar me sakrificë dhe duhet të respektohen pa përjashtim.

“Është dashur shumë gjak, shumë mund, shumë sakrificë e shumë vuajtje që ne ta kemi lirinë, ta kemi shtetin dhe ta kemi Kushtetutën. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen gjithmonë, edhe kur mund të kemi komente”, u shpreh ai.

Hamza kritikoi ashpër mënyrën se si është zhvilluar procesi i votimit për presidentin, duke e cilësuar atë si kundërkushtetues.

“Kjo që ka ndodhur sonte është shkelje kushtetuese. Është hyrë në procedurë të votimit për zgjedhjen e presidentit apo presidentes në mënyrë kundërkushtetuese dhe kjo praktikë duhet të ndërpritet”, tha ai.

Sipas tij, vazhdimi i kësaj qasjeje rrezikon stabilitetin politik dhe funksionimin e institucioneve.

“Duhet të ndërpritet me qëllim që të ruhet stabiliteti politik dhe institucionet e vendit. Në të kundërtën, ekziston rrezik dhe ai rrezik ka adresë – Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti”, deklaroi Hamza.

Ai shtoi se nuk dëshiron të besojë se veprimet aktuale synojnë destabilizimin e vendit.

“Nuk dua të besoj që qëllimi është ta çojmë vendin në anarki. Nuk mund të zgjidhet presidenti në mënyrë antikushtetuese. Nga 25 dhjetori deri më sot nuk ka pasur as sinqeritet, as seriozitet dhe as vullnet për t’i kompletuar institucionet”, përfundoi Hamza.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjykata Supreme reagon për protestën e punëtorëve të NPB-së: Lënda është në shqyrtim

Gjykata Supreme reagon për protestën e punëtorëve të NPB-së: Lënda është në shqyrtim

​Mbi 1.1 milion lidhje në internet janë regjistruar përmes rrjetit publik WiFi4WB në Kosovë

​Mbi 1.1 milion lidhje në internet janë regjistruar përmes rrjetit publik WiFi4WB në Kosovë

​Licencat e furnizuesve privatë jashtë agjendës së ZRRE-së, KEK-u prioritet

​Licencat e furnizuesve privatë jashtë agjendës së ZRRE-së, KEK-u prioritet

Avokati i Popullit: Taksat gjyqësore nuk duhet të pengojnë qasjen në drejtësi

Dëshironi të ulni sheqerin? Këto pije duhet t’i shmangni

Dëshironi të ulni sheqerin? Këto pije duhet t’i shmangni

​Mbi 1.1 milion lidhje në internet janë regjistruar përmes rrjetit publik WiFi4WB në Kosovë

​Mbi 1.1 milion lidhje në internet janë regjistruar përmes rrjetit publik WiFi4WB në Kosovë

Arrestohet në Mal të Zi një nga njerëzit kyç të Putinit, kreu i rrjetit rus të propagandës Rybar

Arrestohet në Mal të Zi një nga njerëzit kyç të Putinit, kreu i rrjetit rus të propagandës Rybar

“Mesditë”- 09.10.2026

“Mesditë”- 09.10.2026

​Licencat e furnizuesve privatë jashtë agjendës së ZRRE-së, KEK-u prioritet

​Licencat e furnizuesve privatë jashtë agjendës së ZRRE-së, KEK-u prioritet

Çmimi Nobel për Paqe i jepet juristes nga Afrika e Jugut, Navi Pillay

Çmimi Nobel për Paqe i jepet juristes nga Afrika e Jugut, Navi Pillay

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën