TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haxhiu: Në demokracinë parlamentare mund të ketë dallime politike, por s’duhet shkelur rendi kushtetues

by teve1
4 muaj ago
2
A A
Haxhiu: Në demokracinë parlamentare mund të ketë dallime politike, por s’duhet shkelur rendi kushtetues

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se ndonëse në një demokraci parlamentare janë të zakonshme dallimet e thella politike dhe debatet e ashpra, ekziston një vijë që nuk duhet të kalohet: respektimi i rendit kushtetues.

Ajo ka theksuar se mungesa e partive opozitare në seancën e Kuvendit, ku po diskutohet për zgjedhjen e presidentit të vendit, sjell pasoja të drejtpërdrejta për funksionimin e institucioneve.

“Në një demokraci parlamentare mund të ketë dallime të thella politike, përplasje, debate, madje edhe mosmarrëveshje të forta, por unë mendoj se ekziston një vijë që nuk duhet kaluar, dhe kjo vijë është detyrimi ynë i të gjithëve për ta respektuar rendin kushtetues. Mungesa e opozitës në seancë është një veprim që prodhon pasoja direkte, duke bllokuar një procedurë kushtetuese dhe duke e shtyrë vendin drejt një krize të panevojshme”, është shprehur Haxhiu.

Ajo ka shtuar se nuk synon të gjykojë motivet politike të partive opozitare, por e konsideron obligim të saj mbrojtjen e funksionimit kushtetues të Kuvendit.

Sipas Haxhiut, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e ka sqaruar qartë këtë çështje, duke theksuar se deputetët janë të obliguar të jenë të pranishëm dhe të votojnë, përveç rasteve kur kanë marrë leje të rregullt paraprake.

“Nuk jam këtu për të gjykuar motivet politike të askujt, por është detyrimi im që të mbroj funksionimin kushtetues të këtij institucioni, sepse aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e ka sqaruar këtë çështje në mënyrë përfundimtare. Deputetët janë të obliguar të jenë të pranishëm dhe të votojnë, përveç rasteve kur kanë marrë leje paraprake të rregullt”, ka deklaruar Haxhiu.

Haxhiu, gjithashtu ka sqaruar se arsyeja pse nuk ka vazhduar seancën e nisur më 5 mars për zgjedhjen e presidentit është se ka ditur paraprakisht qëndrimet politike të subjekteve opozitare lidhur me bojkotin e seancës për zgjedhjen e presidentit./teve1.info/

Tags: Albulena Haxhiuceshtja e presidentitKuvendi i Kosoves
ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK e Aleanca vazhdojnë aksionin para Qeverisë

Opozita kritikon Kurtin: Po i bllokon edhe komunat, duhet të zhbllokohet shteti

Përleshje fizike në Lipjan, dy persona dyshohet që u therën me thikë, gjashtë të tjerë shoqërohen në Polici

Theret me thikë një person në Viti, arrestohet një i dyshuar – tjetri në arrati

Ngacmohet seksualisht e mitura në Leposaviq, nisin hetimet

Arrestohet një person në Klinë pasi dyshohet për gjuatje me armë

Nis zbatimi i Ligjit për të huajt dhe Ligjit për automjetet

Arrestohet shtetasi serb në Jarinjë, dyshohet se i ofroi 10 euro ryshfet policit

PDK e Aleanca vazhdojnë aksionin para Qeverisë

Opozita kritikon Kurtin: Po i bllokon edhe komunat, duhet të zhbllokohet shteti

Përleshje fizike në Lipjan, dy persona dyshohet që u therën me thikë, gjashtë të tjerë shoqërohen në Polici

Theret me thikë një person në Viti, arrestohet një i dyshuar – tjetri në arrati

Ngacmohet seksualisht e mitura në Leposaviq, nisin hetimet

Arrestohet një person në Klinë pasi dyshohet për gjuatje me armë

Nis zbatimi i Ligjit për të huajt dhe Ligjit për automjetet

Arrestohet shtetasi serb në Jarinjë, dyshohet se i ofroi 10 euro ryshfet policit

Vdes në QKUK një person nga Nobërgjani i Pejës si pasojë e lëndimeve të rënda

Arrestohet i mituri që dyshohet se goditi dy këmbësorë në Lipjan dhe u largua nga vendi i ngjarjes

Fermerët shohin kthesë në tregun e qumështit

Fermerët shohin kthesë në tregun e qumështit

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Lirohet Dukagjin Maxhuni pas disa javësh në paraburgim në Serbi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën