TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hamza: Çështja e presidentit është e mbyllur, Kurti përgjegjës për zgjedhjet e mundshme

by Tëvë1
2 muaj ago
3
A A
Hamza: Çështja e presidentit është e mbyllur, Kurti përgjegjës për zgjedhjet e mundshme

Kryetari i Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se për partinë e tij çështja e zgjedhjes së presidentit është tashmë e përmbyllur, duke e cilësuar ftesën për seancë të jashtëzakonshme si joserioze.

Sipas tij, një veprim i tillë ka për qëllim manipulimin dhe nuk prodhon rezultat konkret.

“Para pak çastesh pranuam edhe një ftesë për seancë të Kuvendit të Kosovës me një pikë të vetme – zgjedhjen e presidentit. Është një veprim joserioz, që synon manipulimin dhe nuk prodhon rezultat. Nëse vendi shkon në zgjedhje, përgjegjës është Albin Kurti”, ka deklaruar Hamza.

Ai theksoi se, pas diskutimeve në Këshillin Drejtues të PDK-së, kjo temë konsiderohet e mbyllur.

“Ne kemi ardhur në përfundim që kjo temë është e përmbyllur. I urojmë sukses në zgjedhjen e Presidentit me 98 deputetët tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Hamza shtoi se aktualisht ekzistojnë dy kandidatë të deklaruar, pavarësisht se, sipas tij, ishte thënë se nuk do të ketë kandidatë politikë.

“Deri tani kemi zyrtarisht dy kandidatë. Është deklaruar se nuk do të ketë kandidatë politikë, por të dy janë në fakt nga Lëvizja Vetëvendosje”, u shpreh ai.

I pyetur për mundësinë e rikandidimit të Vjosa Osmani, Hamza tha se ajo mund të zgjidhet presidente nëse propozohet, duke pasur votat e mjaftueshme.

“Nëse Lidhja Demokratike e Kosovës e propozon Vjosa Osmanin, ajo mund të zgjidhet me votat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së, ndoshta edhe të deputetëve të tjerë”, deklaroi ai.

Ai gjithashtu përsëriti gatishmërinë për të kontribuar në gjetjen e një zgjidhjeje, duke përmendur takimet që ka pasur me Kurtin, por sipas tij, kryeministri nuk ka ofruar asnjë alternativë konkrete për tejkalimin e situatës.

Tags: bedri hamzapdkTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Afrika e Jugut – Kanada, formacionet zyrtare

​Tre supersfida mbyllin sot fazën e 1/16-ës në Kupën e Botës

Mot i vranët dhe me riga shiu të hënën

​Mot i paqëndrueshëm sot, priten reshje shiu e stuhi lokale

Sa shqiptarë u kthyen nga vendet e BE-së për tre muaj?

Sa shqiptarë u kthyen nga vendet e BE-së për tre muaj?

Kryeziu: Kushtetuta duhet të ndryshohet nëse po e bllokon funksionimin e shtetit

Franca eleminon Suedinë, Mbappe shënon dy gola

Mbani këto bimë në tarracat dhe ballkonet tuaja për t’i larguar mushkonjat

Mbani këto bimë në tarracat dhe ballkonet tuaja për t’i larguar mushkonjat

Fishekzjarre dhe mesazhe miqësie në Prishtinë, për 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së

Fishekzjarre dhe mesazhe miqësie në Prishtinë, për 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën