TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zyra rajonale e Ministrisë së Bujqësisë zhvendoset në veri të Mitrovicës

by tëvë1
6 muaj ago
1
A A
Zyra rajonale e Ministrisë së Bujqësisë zhvendoset në veri të Mitrovicës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, inauguruan sot Zyrën Rajonale të Ministrisë në veri të Mitrovicës, një qendër e integruar që bashkon shërbimet kryesore për sektorin bujqësor dhe rural në një vend të vetëm.

Qendra funksionon sipas modelit “one-stop-shop” dhe përfshin shërbimet e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agjencisë Pyjore të Kosovës dhe shërbimeve këshillimore, duke synuar lehtësimin e procedurave, uljen e burokracisë dhe përmirësimin e drejtpërdrejtë të qasjes së fermerëve në mbështetje shtetërore.

Në fjalën e tij, Kryeministri Kurti theksoi se hapja e kësaj qendre përfaqëson një hap konkret drejt një administrate më efikase dhe më të afërt me qytetarin, si dhe një investim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik lokal. Ai nënvizoi se konsolidimi i institucioneve në hapësira publike jo vetëm që ul kostot, por rrit ndjeshëm cilësinë dhe shpejtësinë e shërbimeve.

Duke folur për përfshirjen e komuniteteve, Kryeministri theksoi se nga rreth 32 mijë fermerë përfitues në nivel vendi, rreth 3 mijë – ose afërsisht 10 për qind – janë nga komuniteti serb i Kosovës. “Kjo dëshmon se mbështetja shtetërore është e qasshme për të gjithë dhe se zhvillimi ekonomik është i përbashkët”, u shpreh ai

Ministri i Bujqësisë,Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, theksoi se kjo qendër është pjesë e një reforme më të gjerë për racionalizimin e hapësirave administrative dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimeve. Ai nënvizoi se modeli i integruar do t’u mundësojë fermerëve qasje më të shpejtë dhe më të drejtpërdrejtë në subvencione, këshillim profesional dhe mbështetje teknike.

“Po ndërtojmë një administratë që i shërben fermerit në mënyrë konkrete – më afër, më shpejt dhe më drejt”, theksoi Muja.

Hapja e kësaj qendre në veri të Mitrovicës konsiderohet një hap i rëndësishëm në forcimin e pranisë institucionale, rritjen e barazisë në qasje ndaj shërbimeve dhe mbështetjen e zhvillimit ekonomik në të gjitha pjesët e Republikës së Kosovës./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Behluli: Ndryshoi pushteti në Serbi, por qëndrimi ndaj Kosovës mbetet i njëjtë

Behluli: Ndryshoi pushteti në Serbi, por qëndrimi ndaj Kosovës mbetet i njëjtë

​Haxhiu i del në mbrojtje Gërvallës: Nëse keni sulme, më sulmoni mua, më kërkoni dorëheqjen

Haxhiu nesër për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Maliqi për vrasjen e Arlinda Zekajt: Institucionet e dinin rastin, duhet të japin llogari

Maliqi për vrasjen e Arlinda Zekajt: Institucionet e dinin rastin, duhet të japin llogari

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën

Harry Kane fiton “Topin e Artë”

Shpallen golashënuesit më të mirë të vitit

Shpallen golashënuesit më të mirë të vitit

Pesë gola për 45 minuta, PSG në avantazh ndaj Bayernit

Klubi i vitit, Paris Saint-Germaini

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën