TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ura e Gjakut në Mitrovicë në gjendje alarmante – banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente

by TËVË 1
5 muaj ago
1
A A
Ura e Gjakut në Mitrovicë në gjendje alarmante – banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente

Ura e Gjakut, e cila lidh lagjen “Vaganicë” me Stacionin e Autobusëve në Mitrovicë, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë infrastrukturore, duke paraqitur rrezik për qytetarët që e përdorin çdo ditë.

Banorët e kësaj zone kanë shprehur shqetësimin e tyre për KosovaPress, duke thënë se ura është lënë pas dore prej vitesh dhe se paraqet rrezik të veçantë për fëmijët.

Qubreli: A po e sheh ku është, që këqyre veç me shti këmbën bjen

“Çka ke me fol, tmerr është. A po e sheh ku është, ja shikoje veç me shti këmbën bjen. Jo, kurrkush s’ka qenë, kjo është gati edhe para luftës. Për ne të mëdhenjtë nuk është asgjë, për rini është problem, për të mitur. Për ne s’o problem, ne ecim andej, që shikoje qysh është, qysh lwviz kjo”, tha ai.

Edhe Avdyl Mehmeti shprehet se gjendja është e rrezikshme për kalimtarët.

“Po e sheh edhe vetë, është katastrofë, me i ra dikujt e mbyt dikon. Nuk e di, ka qenë edhe një televizion një ditë e ka qit, qysh tek si nuk e di. Po rrezik është se ndonjë fëmijë mundet me hi aty e me ra poshtë, po është goxha moti”, tha Mehmeti.

Një banor tjetër, që nuk dëshiroi të identifikohet, thotë se ura ka nevojë për renovim të plotë.

“Kjo e ka kalua atë të vetën, vetëm për renovim të plotë. Është e rrezikshme, këqyre qysh është, mundet me ra diçka. Vallahin nuk e di që sa jam unë kësajde, kështu e di. Jo, jo, kurrkush s’po i intereson kurrkujt”, tha ai.

Një tjetër qytetar shton se problemi është i zgjatur dhe i paadresuar.

“A po e shihni edhe ju, s’kem çka flasim. S’ma merr mendja që ka qenë dikush. Për ne dhe për të gjithë. S’kem çka bojmë kurgjo, nuk mundum me ndiku kurgjo”, tha ai.

KP ka kontaktuar edhe Komunën e Mitrovicës për këtë çështje, për të parë nëse do të ketë ndërhyrje për sanimin e urës.

Drejtori i Infrastrukturës, Naser Muja, ka deklaruar se kjo urë nuk është nën kompetencë të komunës.

“Ju njoftojmë se Komuna e Mitrovicës nuk është kompetente për trajtimin e urave në këtë segment, pasi përgjegjësia bie nën Ministrinë e Infrastrukturës. Megjithatë, këtë çështje e kemi adresuar edhe më herët tek institucionet përkatëse dhe do ta riadresojmë sërish, me qëllim që të ndërmerren veprime sa më të shpejta”, thuhet në përgjigje me shkrim.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente për sanimin e urës, për të shmangur rrezikun që, sipas tyre, po rritet çdo ditë.

Tags: mitroviceTeve1ura e gjakut
ShareTweet

Postime të ngjashme

Presidenti para 6 tetorit, analistët: Ka ende mundësi për marrëveshje, por sinjalet flasin për zgjedhje

Presidenti para 6 tetorit, analistët: Ka ende mundësi për marrëveshje, por sinjalet flasin për zgjedhje

Qeveria njofton mbledhje në ora 12:00, ndërsa Kuvendi tenton konstituimin për herë të 38-të

Nesër në ora 10:00 Kurti mbledh Qeverinë, s’ka rend dite në njoftim

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aksident mes dy motoçikletave në Prishtinë, tre persona të lënduar

“LVV nuk u pajtua” – Gruda tregon pse projektligji për Specialen nuk u përfshi në deklaratën e Kuvendit

Emisioni “Info Nata” 29.09.2026

Shqipëria mposht San Marinon, merr kreun e grupit

Shqipëria mposht San Marinon, merr kreun e grupit

“LVV nuk u pajtua” – Gruda tregon pse projektligji për Specialen nuk u përfshi në deklaratën e Kuvendit

“LVV nuk u pajtua” – Gruda tregon pse projektligji për Specialen nuk u përfshi në deklaratën e Kuvendit

Ushqimet që mund t’i hani gjatë natës, pa frikë

Ushqimet që mund t’i hani gjatë natës, pa frikë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën