Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka nxitur diskutime në skenën politike pas një postimi të tij në rrjete sociale, që lidhet me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit.
Pas raportimeve për një takim mes kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku dhe presidentes Vjosa Osmani, Mustafa ka publikuar një fotografi të vjetër me Osmanin, të shoqëruar me mbishkrimin “Tik-tak…”.
Ky postim është interpretuar si sinjal politik dhe ka nxitur spekulime nëse mund të ketë zhvillime të reja rreth rolit të Osmanit në procesin presidencial apo edhe për një afrim të mundshëm të saj me LDK-në.
Megjithatë, deri tani nuk ka konfirmime zyrtare për ndonjë marrëveshje apo ndryshim politik.







