Policia në Prishtinë ka arrestuar të enjten një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.
Zyrtarët policorë, gjatë kryerjes së detyrave të rregullta, kanë ndaluar personin i cili rezultonte në kërkim. Gjatë kontrollit, të njëjtit i është gjetur edhe një armë zjarri.
Në koordinim me prokurorin e shtetit, zyrtarët policorë kanë ndërmarrë veprimet e mëtejme ligjore.





