Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar Projektligjin për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.
Ky projektligj ka marrë mbështetjen e 64 deputetëve, duke kaluar kështu në procedurën legjislative.
Miratimi i këtij ligji konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt përgatitjeve për organizimin e këtij eventi të madh sportiv në Prishtinë në vitin 2030.







