TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Opozita të gjej një kandidat jashtë politikës

Kur kanë mbetur vetëm edhe gjashtë ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit, kryeministri Albin Kurti po vazhdon të insistoj se u bëri oferta të mjaftueshme partive opozitare. Sipas tij, opozita duhet të bëhet bashkë dhe ta propozoj një kandidat jashtë politikës.

by Fetije Kamberi
3 orë ago
0 0
A A

Kuvendi ka hyrë në gjashtë ditët vendimtare për zgjedhjen e presidentit të ri.

Mirëpo, partitë politike assesi nuk janë duke ia dalë që ta gjejnë një zgjidhje.

Për këtë çështje ka folur sërish sot kryeministri Albin Kurti, duke propozuar që opozita të bëhet bashkë dhe ta ketë një kandidat jashtë skenës politike.

“Nëse do të bëheshin këto bashkë, do ta kishin një kandidat. Le t’i përdorin kriteret që i përdorin për neve: një kandidat jashtë skenës politike aktuale dhe le të ecim përpara. Mirëpo më shumë se kjo, çfarë mund të bëjmë? Ne duhet të qeverisim. Rezultatin e zgjedhjeve nuk e ndryshon dot”, u shpreh Kurti.

Kurti shtoi se LDK-së, sipas tij i bëri një ofertë mjaft të mirë.

“Partisë që i ka 15 deputetë, i kam ofruar të bëhet kryetari i tyre zëvendësi im, që i bie në mungesë time ai t’i udhëheqë mbledhjet e qeverisë. Dhe katër ministri. Pra, Lidhjes Demokratike të Kosovës unë i kam ofruar dyfish më shumë sesa partisë Guxo. Partia Guxo ka garuar bashkë me mua, e partisë që ka garuar kundër meje i kam ofruar dyfish më shumë. Katër ministri. Edhe u refuzua. U tha që nuk bën Vetëvendosja t’i ketë të tri pozitat, por ja pra s’po e kemi kryetarin e Kuvendit. Jo po Vetëvendosja nuk duhet ta ketë presidentin, po ma gjeni një njeri më të mirë se Glauk Konjufca që i ka mbi 318 mijë vota. Kur dikush thotë që nuk bën Vetëvendosja, është duke thënë nuk bën Glauku. Ju të gjithë e dini që opozita ka mendim më të mirë për Glaukun sesa për mua. Pse nuk e votojnë Glaukun? Ose nëse nuk e votojnë Glaukun, pse nuk propozuan asnjëherë ata ndonjë emër”, tha kryeministri.

Sipas tij, kritikat e opozitës nuk po e dëmtojnë Lëvizjen Vetëvendosje.

“Të gjitha këto zhurmat e piskamat që i dëgjoni me ankesa të paarsyeshme ndaj Lëvizjes Vetëvendosje nuk janë duke na bërë dëm neve, se ne prapë po mbërrijmë aty. Janë duke i bërë dëm shtetit, duke i humbur edhe buxhet, edhe kohë”, tha Kurti.

Për çështjen e Presidentit, ka folur gjatë ditës edhe Albulena Haxhiu, e cila që nga 4 prilli po e ushtron detyrën e Presidentes së vendit.

“Mendoj që mungesa dhe refuzimi i të gjitha propozimeve, ofertave që kryeministri Kurti i ka bëre në drejtim të partive opozitare, PDK-së dhe LDK-së, mendoj që nuk i ndihmon vendit. Ne nuk i frikësohemi zgjedhjeve, por mendoj që nuk ka të bëjë kjo me kush është më trim e kush është më i guximshëm, por a janë zgjedhjet në interes të qytetarëve. Ne mendojmë, unë personalisht mendoj, që nuk janë në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha Haxhiu.

Madje Haxhiu thotë se është e gatshme që ta dorëzoj edhe postin e saj, si kryetare e Kuvendit.

“Unë kam ofruar edhe pozitën e kryetares së Kuvendit, sepse çka më duhet pozita e kryetares së Kuvendit nëse dikush e kërkon këtë dhe nëse kjo e parandalon zgjedhjet e jashtëzakonshme”, u shpreh ajo.

Afati për zgjedhjen e presidentit sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese është deri më 28 prill.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti e cilëson humbje të madhe për vendin vdekjen e drejtoreshës së Arsimit në Shtime

Kurti e cilëson humbje të madhe për vendin vdekjen e drejtoreshës së Arsimit në Shtime

Kabashi: Kurti nuk foli për parimet e zgjedhjes së presidentit, por për pazare

Kabashi: Kurti nuk foli për parimet e zgjedhjes së presidentit, por për pazare

Dëgjimi publik për byronë -opozita e kërkoi por nuk mori pjesë, shkak koha e shkurtër

Dëgjimi publik për byronë -opozita e kërkoi por nuk mori pjesë, shkak koha e shkurtër

Mirëpritet deklarimi i Kos për shtetet mosnjohëse, Qeverisë i kërkohet të jetë në ofensivë

Mirëpritet deklarimi i Kos për shtetet mosnjohëse, Qeverisë i kërkohet të jetë në ofensivë

Bashkimi fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Borës

Bashkimi fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Borës

KBF Bashkimi vazhdon dominimin, fiton titullin e kampionit

KBF Bashkimi vazhdon dominimin, fiton titullin e kampionit

Kurti e cilëson humbje të madhe për vendin vdekjen e drejtoreshës së Arsimit në Shtime

Kurti e cilëson humbje të madhe për vendin vdekjen e drejtoreshës së Arsimit në Shtime

Kabashi: Kurti nuk foli për parimet e zgjedhjes së presidentit, por për pazare

Kabashi: Kurti nuk foli për parimet e zgjedhjes së presidentit, por për pazare

Emisioni “Këndi i Debatit” 22.04.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 22.04.2026

Dëgjimi publik për byronë -opozita e kërkoi por nuk mori pjesë, shkak koha e shkurtër

Dëgjimi publik për byronë -opozita e kërkoi por nuk mori pjesë, shkak koha e shkurtër

Mirëpritet deklarimi i Kos për shtetet mosnjohëse, Qeverisë i kërkohet të jetë në ofensivë

Mirëpritet deklarimi i Kos për shtetet mosnjohëse, Qeverisë i kërkohet të jetë në ofensivë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën