Sot, do të përcaktohen skuadrat finaliste të Kupës së Kosovës në futboll.
Prej orës 15:00, do të zhvillohen ndeshjet e kthimit gjysmëfinale të kësaj gare, që pritet të jenë interesante.
Ferizaj e pret skuadrën e Llapit, të cilën para dy javësh e mposhti 2:1 në Podujevë kurse Ballkani udhëton në Klinë për t’u përballur me Dukagjinin, ekip që e mposhti 3:0 në Suharekë.










