TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haxhiu takon Kryesuesin e Këshillit Prokurorial, Arian Gashi: Diskutohet për reformat në drejtësi dhe zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit

by Tëvë1
4 muaj ago
1
A A
Haxhiu takon Kryesuesin e Këshillit Prokurorial, Arian Gashi: Diskutohet për reformat në drejtësi dhe zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arian Gashi, me të cilin ka diskutuar për gjendjen aktuale të sistemit prokurorial, reformat në drejtësi dhe sfidat institucionale.

“Sot prita në takim Kryesuesin e Këshillit Prokurorial, z. Arian Gashi, me të cilin diskutuam për arritjet dhe sfidat me të cilat përballet sistemi prokurorial në vend”, ka deklaruar Haxhiu.

Në fokus të diskutimeve, ka qenë edhe nevoja për përshpejtimin e reformave në sistemin e drejtësisë, si dhe përmbyllja e procesit për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit.

“Folëm për reformat në drejtësi dhe domosdoshmërinë e përmbylljes sa më të shpejtë të procesit për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit”, ka theksuar Haxhiu.

Gjithashtu, është diskutuar edhe për çështjet që lidhen me funksionimin e sistemit prokurorial, përfshirë buxhetin, infrastrukturën dhe nevojën për rritjen e kapaciteteve njerëzore.

“Po ashtu folëm edhe për nevojat buxhetore, infrastrukturën, si dhe nevoja për më shumë prokurorë dhe staf mbështetës, çështje që ndikojnë në efikasitetin institucional,” është shprehur Haxhiu.

Në përmbyllje të takimit, ajo ka riafirmuar përkushtimin për forcimin e sundimit të ligjit dhe garantimin e pavarësisë institucionale në vend.

“Riafirmova përkushtimin për pavarësinë institucionale dhe forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës,” ka thënë ajo.

Tags: Albulena Haxhiuarian gashiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sot i jepet lamtumira e fundit ish-kameramanit të Tëvë1, Laurent Krasniqi

Sot i jepet lamtumira e fundit ish-kameramanit të Tëvë1, Laurent Krasniqi

Arrestohet shoferi i automjetit në aksidentin tragjik ku humbi jetën TikTokeri kosovar

Arrestohet shoferi i automjetit në aksidentin tragjik ku humbi jetën TikTokeri kosovar

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Arrestohen dy persona në Kaçanik, sulmuan zyrtarët policorë gjatë shqiptimit të gjobës

Kurti: Serbia po armatoset, synimet hegjemoniste lidhen drejtpërdrejt me Kosovën

Arrestohet një person, kanosi kryeministrin në detyrë

Tragjedi në Shtime, gruaja 46-vjeçare ndërron jetë pasi bie nga kati i tretë i një ndërtese

Policia: Gjendet e vdekur në banesën e saj një grua në Prizren

Hetuesit gjermanë ndjekin lidhjet me Rusinë, gjurmët e dronit me eksploziv çojnë në Serbi dhe Poloni

Hetuesit gjermanë ndjekin lidhjet me Rusinë, gjurmët e dronit me eksploziv çojnë në Serbi dhe Poloni

Deputetja e Aleancës thotë se i kanë siguruar nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme: Do të qëndrojmë në sallë

Kadrijaj: Adresa më e keqe e këtij vendi është Albin Kurti

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën