TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Lushtaku: Bedri Hamza nuk duhej të shkonte te Albin Kurti, qëllimi ishte tallja me partitë politike

by Tëvë1
3 orë ago
1
A A
Lushtaku: Bedri Hamza nuk duhej të shkonte te Albin Kurti, qëllimi ishte tallja me partitë politike

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, në emisionin “Ditari” në Tëvë1, ka komentuar takimet ndërmjet Bedri Hamzës dhe kryeministrit Albin Kurti lidhur me gjetjen e një zgjidhjeje për postin e presidentit.

Lushtaku u shpreh kritik ndaj pjesëmarrjes së Hamzës në këto takime, duke thënë se që në fillim nuk e kishte konsideruar të arsyeshme një hap të tillë.

“Që nga fillimi kam menduar se nuk është dashur fare që z. Bedri Hamza të shkojë në takim, sepse e kam ditur që po tallet me spektrin politik dhe me partitë politike. Ai nuk e kishte qëllimin për të zgjedhur presidentin apo për të dhënë mundësi për një kompromis politik, por për zvarritje të situatës,” ka deklaruar Lushtaku.

Sipas tij, kjo qasje synon që Kurti të paraqitet si viktimë dhe të përfitojë politikisht në një fazë të mëvonshme.

“Qëllimi është që në fund të dalë si viktimë e kësaj situate dhe të mundohet të dalë fitimtar edhe në një rund tjetër. Por qytetarët, kur i japin dikujt mbi 50 për qind të votave, ajo është përgjegjësi e madhe për të udhëhequr vendin dhe jo për t’u tallur me besimin e tyre,” ka shtuar ai.

Lushtaku theksoi gjithashtu se kompromisi politik është i domosdoshëm, edhe kur bëhet fjalë për pozita formale si ajo e presidentit.

“Duhet të merren përgjegjësitë dhe ndonjëherë të pranohet edhe një pozitë formale si ajo e presidentit në kuadër të një kompromisi politik, e jo të shkohet me premtime që janë dhënë para fushatës,” ka thënë ai.

Në fund, deputeti i PDK-së akuzoi kryeministrin Kurti se nuk është i interesuar për tejkalimin e situatës aktuale.

“Kurti nuk po do ta tejkalojë vetë këtë situatë, për të i duhen zgjedhjet sepse nuk ngopet me pushtet,” ka përfunduar Lushtaku.

Tags: Mergim LushtakupdkTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve nga Rozhaja dhe një shtetasi serb nga Novi Pazari

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve nga Rozhaja dhe një shtetasi serb nga Novi Pazari

SHBA pezullon armatimin për Evropën, nuk preket Kosova

SHBA pezullon armatimin për Evropën, nuk preket Kosova

Krizë pas krize, kur mund të shpallen zgjedhjet e reja në rast se nuk ka zgjidhje për Presidentin?

Krizë pas krize, kur mund të shpallen zgjedhjet e reja në rast se nuk ka zgjidhje për Presidentin?

Reagimi i radhës nga VV, Durmishi: Gjykata Speciale s’është dashur të themelohej

Durmishi i revoltuar: Ndihem i turpëruar nga deklarata e deputetit Geci

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve nga Rozhaja dhe një shtetasi serb nga Novi Pazari

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve nga Rozhaja dhe një shtetasi serb nga Novi Pazari

Gazetarja rumune Julia Bahovski viziton për herë të parë Kosovën, ndan përshtypjet dhe opinionin e saj

Gazetarja rumune Julia Bahovski viziton për herë të parë Kosovën, ndan përshtypjet dhe opinionin e saj

Tri netë me kinemanë italiane në Prishtinë, hapet edicioni i ‘Italian Screen’ me filmin “La Grazia”

Tri netë me kinemanë italiane në Prishtinë, hapet edicioni i ‘Italian Screen’ me filmin “La Grazia”

SHBA pezullon armatimin për Evropën, nuk preket Kosova

SHBA pezullon armatimin për Evropën, nuk preket Kosova

Krizë pas krize, kur mund të shpallen zgjedhjet e reja në rast se nuk ka zgjidhje për Presidentin?

Krizë pas krize, kur mund të shpallen zgjedhjet e reja në rast se nuk ka zgjidhje për Presidentin?

Emisioni “Këndi i Debatit” 21.04.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 21.04.2026

Reagimi i radhës nga VV, Durmishi: Gjykata Speciale s’është dashur të themelohej

Durmishi i revoltuar: Ndihem i turpëruar nga deklarata e deputetit Geci

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën