TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pas vendimit për vrasjen e Liridona Ademajt, Gërvalla bën thirrje për drejtësi të pakompromis

by teve1
2 muaj ago
2
A A
Pas vendimit për vrasjen e Liridona Ademajt, Gërvalla bën thirrje për drejtësi të pakompromis

Pas vendimit për dënimin me burgim të përjetshëm të përgjegjësve për vrasjen e Liridona Ademaj, ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, duke theksuar se dhuna ndaj grave dhe femicidi kërkojnë përgjigje të ashpër dhe pa kompromis.

Gërvalla ka deklaruar se asnjë vendim gjyqësor nuk mund ta rikthejë jetën e humbur dhe as të lehtësojë dhimbjen e familjes së viktimës, por ‘drejtësia duhet të jetë e qartë dhe e vendosur përballë krimeve të tilla’.

Ajo ka theksuar se, në rolin e saj si Ministre e Drejtësisë dhe Koordinatore Kombëtare kundër Dhunës, luftimi i dhunës ndaj grave mbetet prioritet i përditshëm institucional.

“Kjo nuk është një çështje që trajtohet vetëm kur ndodhin raste tragjike, por një betejë e vazhdueshme që kërkon angazhim të pandërprerë. Efikasiteti i institucioneve tona matet edhe me vendosmërinë e dënimeve që shqiptohen. Dënimet duhet të jenë në përputhje me peshën e krimit, duke dërguar një mesazh të qartë se dhuna dhe vrasjet nuk tolerohen dhe nuk relativizohen në asnjë rrethanë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ministrja ka nënvizuar se institucionet mbeten të përkushtuara për forcimin e mekanizmave të parandalimit, përmirësimin e reagimit dhe thellimin e koordinimit ndërinstitucional, në mënyrë që asnjë rast dhune të mos mbetet pa trajtim dhe asnjë viktimë pa mbrojtje.

“Shoqëria jonë nuk mund të tolerojë më as heshtjen, as normalizimin e dhunës. Kjo është vijë e kuqe. Dhe kjo vijë duhet të mbrohet me drejtësi, përgjegjësi dhe veprim të pandërprerë”, ka përfunduar Gërvalla.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murselin e Granit Plavën.

Kushtrim Kokalla u dënua me 30 vjet burgim. Vendimi është marrë në seancën e mbajtur të martën.

Murseli, bashkëshorti i Ademajt, Plava e Kokalla, të cilët nuk kanë qenë prezent në sallë kur është shpallur vendimi, akuzoheshin për vrasjen e Liridona Ademajt në nëntor të 2023-ës./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia po zhvillon operacion në disa lokacione kundër krimit të organizuar e trafikimit  me narkotik

Policia po zhvillon operacion në disa lokacione kundër krimit të organizuar e trafikimit  me narkotik

27 nga marrëveshja e Kumanovës që i dha fund luftës në Kosovë

27 nga marrëveshja e Kumanovës që i dha fund luftës në Kosovë

16 kandidatë kanë aplikuar për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së

Sindikatat kërkojnë pagesën e plotë të pagave, protestë sot në RTK

Mbi 19% e votave të numëruara në QKN: pesë kandidatët më të votuar brenda partive

Ademi: Fadi Vokrri, pjesë e identitetit të një kombi

Një i vdekur e tre të lënduar në një aksident në Vlorë, dy automjete përfshihen nga zjarri pas përplasjes

Një i vdekur e tre të lënduar në një aksident në Vlorë, dy automjete përfshihen nga zjarri pas përplasjes

Mbi 19% e votave të numëruara në QKN: pesë kandidatët më të votuar brenda partive

Mbi 19% e votave të numëruara në QKN: pesë kandidatët më të votuar brenda partive

Java fillon me mot të mirë

Mot me diell, temperaturat deri në 29 gradë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën