Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka adresuar një varg kritikash ndaj qeverisë Kurti për sektorin e energjisë elektrike.
Ajo tha se LVV-ja e ka gllabëruar sektorin e energjisë, madje sipas saj s’mund të jetë ky sektor i pavarur kur vëllai i Kurtit është në zyrën ku bëhet bilanci për tregti me energji.
“Energjia elektrike këtë vit është shtyrë, por nuk do të thotë se nuk rritet. Edhe këtë vit, edhe vitin e kaluar nuk kemi pasur shkak që me pagu rritjen e energjisë elektrike, ka qenë keqmenaxhim i sektorit elektroenergjetik, duke filluar nga prodhimi deri te inkriminimi i ZRRE-së…. Jo që janë të kapur, por ky pushtet e ka gllabëruar komplet sektorin e energjisë elektrike. Për me tregu më shumë për këtë, ku mund të jetë një sektor i pavarur kur në zyrën ku flitet, ku bëhet edhe tregtia e energjisë elektrike, ku është bilanci, është edhe vëllai i kryeministrit, në të njëjtën zyrë”, tha ajo në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, ku po flitet për energjinë elektrike







