TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Banorët protestojnë për zvarritje të punimeve, kompania ia lë fajin ministrisë

E hëna i gjeti duke protestuar banorët e Klinës, meqë rruga që të shpie në hyrje të qyteti, prej një muaji është në gjendje të rënduar. Protestuesit thonë se po neglizhohen punimet. Kompania kontraktuese fajin po ia lë ministrisë, të cilët sot nuk u deklaruan në lidhje me këtë rast.

by Fëllënza Krasniqi
4 orë ago
0 0
A A

Rrugën e bllokuan për disa minuta.

Kështu, qarkullimi i automjeteve u ndërpre.

Në këtë mënyrë, banorët e Klinës protestuan, për shkak të zvarritjes së punimeve në segmentin rrugor Ura e Klinës e deri në hyrje të qytetit.

Protesta, sipas organizatorit të saj, vuri menjëherë në lëvizje kompanitë përgjegjëse.

“Sot veç kishin filluar punimet këtu prej kompanisë kontraktuese se e kanë hetuar që ne kemi me mbajt një protestë paqësore e cila ka synim që të fillojnë punimet. Ne jemi veç me filluar punimet me u asfaltuar rruga me na u krijuar kushte të mira ne bizneseve dhe qytetarëve”, tha Shkelqim Maloku-organizator i protestës.

Zvarritja e punimeve po u shkakton kokëçarje pronarëve të bizneseve.

“Përditë duhet me pastruar e nuk po mundem me pastruar si duhet se po e shihni sa kamionët, sa veturat dhe autobusët. Për ditë po i pastrojmë por e kot është s’po mundemi me mbërri. Institucionet nuk përgjigjen, Kuvendi Komunal  thotë se është përgjegjësi e Qeverisë e Ministrisë së Infrastrukturës, por qe ku jemi”, tha Milazim Asllani –qytetar.

E dikush nga banorët, protestës iu bashkua me biçikletë.

“Kjo zgjidhje është për shkak të kësaj pamje, edhe kjo është shumë keq. Pushtetarët tonë nuk po këqyrin me rregulluar diçka, por menjëherë po këqyrin me prish. Kjo normal se është dashtë me u gërryer, por shkoj një kohë e gjatë e jemi në situatë shumë të keqe”, u shpreh Ragip Kryeziu-qytetar.

Kompania “Rahovica”, e kontraktuar për këtë projekt, fajin ia lë ministrisë së Infrastrukturës.

Pronari, Fehmi Krasniqi thotë se u dolën punë shtesë.

“Nuk është neglizhencë e jona, por është e Ministrisë së Infrastrukturës se aty kanë dal punë të paparaparë që kanë qenë me kontratë domethënë ka punë qa ka punuar përpara një kompani tjetër me një kontratë të komunës. E aty ku është sanimi i rrugës ka dal më shumë se sa që është i paraparë edhe ne ju kemi bërë shkresë ministrisë kërkesën për me bë rivizimin e projektit që ne të vazhdojmë deri ku e kemi, tjetrën ne nuk mundemi me sanuar pa e bërë një rivizim të projektit”, u shpreh ai.

Në një përgjigje për Tëvë1, vet ministria e pranon se kërkoi punë shtesë, pasi sipas tyre është paraqitur nevoja për disa sanime të domosdoshme.

“Pa kryerjen e këtij veprimi vendosja e një shtrese të asfaltit është me rrezik të degradimit të kësaj shtrese. Nuk ka pasur pengesa financiare. Gjatë kësaj jave do të përfundojme punimet”, u tha nga ministria.

Për çështjen e punimeve në këtë rrugë, nga komuna e Klinës thonë se kërkuan takim me ministrinë, mirëpo u refuzuan.

Ne i informojmë edhe qytetarët se ajo rrugë është e kontraktuar nga niveli qendror gjegjësisht nga Ministria e Infrastrukturës. Andaj ne kemi kërkuar që të kemi një takim me nivelin qendror, një takim trepalësh: niveli qendror, operatori edhe ne si Komunë me kusht që të dakordohemi dhe të shohim punimet se si do të zhvillohen por edhe se si janë duke u zhvilluar. Nuk është kanë e mundshme të bëjmë takim”, tha Enver Berisha drejtor i Urbanizmit.

Banorët kanë paralajmëruar se në rast se punimet nuk zhvillohen me intensitet të shtuar, do t’i vazhdojnë protestat.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Muja: Opozita po krijon bllokadë, VV-ja të paktën po ofron zgjidhje

Muja: Opozita po krijon bllokadë, VV-ja të paktën po ofron zgjidhje

Berisha: Oferta e LVV-së për presidentin ishte jo serioze, PDK nuk bie në “lojëra spekulative”

Berisha: Oferta e LVV-së për presidentin ishte jo serioze, PDK nuk bie në “lojëra spekulative”

“Qytetarëve po u mungon alternativa” – Emir Abrashi flet për TËVË1 si kryetar i ri i AKR-së

“Qytetarëve po u mungon alternativa” – Emir Abrashi flet për TËVË1 si kryetar i ri i AKR-së

“Rroga e vogël, fitimi i madh” – Kujt mund t’ia konfiskoj pasurinë Byroja?

“Info Nata”- 20.04.2026

“Info Nata”- 20.04.2026

Po vjen Google Android 17, publikohen detajet e ndryshimeve!

Po vjen Google Android 17, publikohen detajet e ndryshimeve!

“Qytetarëve po u mungon alternativa” – Emir Abrashi flet për TËVË1 si kryetar i ri i AKR-së

“Qytetarëve po u mungon alternativa” – Emir Abrashi flet për TËVË1 si kryetar i ri i AKR-së

“Rroga e vogël, fitimi i madh” – Kujt mund t’ia konfiskoj pasurinë Byroja?

“Rroga e vogël, fitimi i madh” – Kujt mund t’ia konfiskoj pasurinë Byroja?

“Kur u zhduk e kuptuan se po i ndihmonte UÇK-së” – Rrëfimi nën lot i motrës së doktorit Adem Ademi

“Kur u zhduk e kuptuan se po i ndihmonte UÇK-së” – Rrëfimi nën lot i motrës së doktorit Adem Ademi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën