TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haxhiu: Të arrihet konsensus për presidentin, ta kemi parasysh interesin qytetar

by tëvë1
2 orë ago
1
A A
Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm, angazhimi ynë për siguri do të vazhdojë

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu është shprehur se kjo është java përfundimtare për të zgjidhur çështjen e presidentit të vendit dhe sipas saj, nëse ka vullnet mund të përfundoj brenda një periudhe të shkurtër.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu theksoi po ashtu se është e rëndësishme që vendi të mos shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, pasi që sipas saj, qytetarët nuk i duan ato në këtë moment.

“Mendoj që është shumë e rëndësishme që vendi të mos shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Kemi shumë punë para vetes, jo vetëm për së brendshmi, por po ashtu edhe për zhvillimet jashtë vendit tonë. Prandaj duhet të jemi të vëmendshëm, duhet ta kemi parasysh interesin qytetar dhe jo, si me thënë, ndonjë interes individual apo grupor. Mendoj që qytetarët nuk i duan zgjedhjet në Republikën e Kosovës në këtë moment. Në dhjetor të vitit të kaluar ata kanë votuar për partitë politike, pra në këto zgjedhje, prandaj mendoj që askush nuk do të duhej të synonte që me veprimet e tyre ta çojnë vendin në zgjedhje”, potencoi ajo.

Megjithatë, ajo shtoi se javë që vjen është vendimtare, dhe siç u shpreh ajo “nëse ka vullnet mund të përfundoj brenda pak orësh”.

“Kjo javë është java vendimtare, uroj që të nis me takime ndërmjet partive politike. Unë mirëpres çfarëdo kontributi të partive politike, grupeve parlamentare në raport me çështjen e zgjedhjes së presidentit, për faktin se nuk kanë mbetur edhe shumë ditë, por në qoftë se ka vullnet mund të kryhet brenda shumë pak orësh”, tha Haxhiu.

Mes tjerash, ajo ftoi përfaqësuesit e vendit që këtë javë ta shfrytëzojnë për takime duke uruar ta mbyllin me një marrëveshje, duke shtuar se nuk është përgjegjësi e saj për t’i dërguar ftesa për takime subjekteve politike sepse ato tashmë po i bën kryeministri Albin Kurti.

“I ftoj edhe sot, këtë të diel, që javën që kemi para nesh ta shfrytëzojmë me takime, të cilat uroj të përmbyllen me një konsensus sa i përket emrit të presidentit. Unë nuk jam përgjegjëse për të ftuar partitë politike në takim. Takimet po ftohen nga kryeministri Albin Kurti, si kryetar i partisë, si kryeministër dhe si dikush që i ka mbi 50 deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, përkatësisht 66 me koalicionin që është bashkërisht”, u shpreh ajo.

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë afat që deri më 28 prill të zgjedhin presidentin e ri të vendit./KosovaPress/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Arrestohen tre persona për grabitje në Ferizaj

Kurti: Serbia mohon krimet dhe shkel detyrimet ndërkombëtare për të zhdukurit

Kurti: Serbia mohon krimet dhe shkel detyrimet ndërkombëtare për të zhdukurit

Kurti dhe Abdixhiku takohen të hënën, vazhdojnë konsultimet për presidentin

Kurti dhe Abdixhiku takohen të hënën, vazhdojnë konsultimet për presidentin

Abdixhiku përkujton Sali Çekaj në 27-vjetorin e rënies: Ra për të mos vdekur kurrë

Abdixhiku përkujton Sali Çekaj në 27-vjetorin e rënies: Ra për të mos vdekur kurrë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën