Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në “Global Progressive Mobilisation” që po zhvillohet në Barcelonë, ku është zhvilluar një darkë me liderë të njohur të politikës progresive ndërkombëtare.
Në takim morën pjesë, ndër të tjerë, kryeministri i Spanjës Pedro Sánchez, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, eurodeputetja Katarina Barley dhe ministrja sllovene Tanja Fajon.
Sipas Kurtit, diskutimet u fokusuan në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe adresimin e sfidave globale përmes politikave progresive që synojnë drejtësi sociale, barazi dhe zhvillim të qëndrueshëm.
Ai theksoi se ky mobilizim tregon unitetin në rritje të forcave progresive në nivel global.







