TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nga mijëra e deri te vetëm 16 euro, nga banesat te kreditë – këto janë deklarimet e pasurisë së liderëve institucionalë

by TËVË 1
3 orë ago
2
A A
Nga mijëra e deri te vetëm 16 euro, nga banesat te kreditë – këto janë deklarimet e pasurisë së liderëve institucionalë

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit këtë të premten bëri publikimin e pasurisë të zyrtarëve publikë.

Nga këto të dhënë ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës Albulena Haxhiu, të hyra vjetore ka mbi 24 mijë euro.

Sa i përket pronave, Haxhiu të deklaruar ka një banesë në pronësi të përbashkët në vlerë prej 118 mijë euro.

Ndërsa në emër të bashkëshortit një banesë prej 82 metrash katror në vlerë 60 mijë euro dhe një tokë prej 6 ari në vlerë 15 mijë euro.

Sa i përket parave të gatshme në llogari të deklaruara ka 1531 euro.

Gjithashtu një kredi në vlerë prej 160 mijë eurosh.

Ndërsa sa i përket kryeministrit Albin Kurtit, të hyrat vjetore të deklaruara janë 21 mijë e 315 euro nga paga si kryeministër.

Ai gjithashtu i ka deklaruar edhe të hyrat e bashkëshortes nga paga në vlerë prej 51 mijë eurosh.

Në bazë të formularit të publikuar Kurti ka në llogarinë e tij bankare 16.41 euro.

Ndërsa në emër të bashkëshortes në bankë ka 19 mijë e 500 me prejardhje nga paga dhe trashëgimi nga prindi, 2 mijë euro kursime të vajzës dhe 50 euro tjera të vajzës.

Si pasuri të paluajtshme, Kurti ka përmendur banesën e bashkëshortes, në vlerë 530 mijë euro.

Ndërkaq borxhe, ka deklaruar kredinë e bashkëshortes në vlerë të mbetur 160 mijë euro, dhe ka renditur qiranë e banesës që tash ka deklaruar se e paguan 350 euro.

E kryetari i PDK-së Badri Hamza në deklarimin vjetor të pasurisë ka njoftuar se posedon dy banesa.

Një nga banesat me sipërfaqe 120 metër katror në vlerë 70 mijë euro dhe një më sipërfaqe 98 metër katror në vlerë 46 mijë euro.

Në pronësi të deklaruara ka edhe tri garazhe në vlerë 14 mijë e 700 euro së bashku.

Gjithashtu ka deklaruar se ka një hektar tokë në vlerë 50 mijë euro dhe një shtëpi prej 72 metrash katror në vlerë 25 mijë euro.

Ndërkohë në emër të bashkëshortes ai ka deklaruar një banesë prej 60 metrash katror në vlerë prej 39 mijë euro.

Para të gatshme ai ka deklaruar se ka mbi 10 e 700 euro në një llogari dhe 1408 euro në një llogari tjetër.

Ai ka deklaruar të ardhura vjetore personale në vlerë prej afër 19 mijë e 700 euro.

Ndërsa kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka deklaruar si pasuri të paluajtshme një shtëpi në vlerë 150 mijë euro që ka thënë se e ka të trashëguar.

Si pronë të përbashkët ai ka deklaruar një shtëpi në vlerë 200 mijë euro dhe një banesë në vlerë 265 mijë euro.

Ndërkohë që ka deklaruar edhe dy banesa në emër të bashkëshortes.

Para të gatshme në llogari Abdixhiku ka deklaruar se i ka 386 euro në një llogari bankare nga paga dhe kursimet si dhe 4915 euro në një llogari tjetër bankare nga paga.

Abdixhiku ka deklaruar të hyra vjetore dy paga atë si deputet dhe nga kolegji “Riinvest”,  të parën në vlerë 16 mijë e 889 euro dhe dytën në vlerë 24 mijë euro.

Tags: APKpasuriTeve1zyrtaret publike
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gashi: Për Masakrën e Dubravës kemi thënë që “figurojnë” 48 persona të armatosur, jo “janë”

Gashi: Për Masakrën e Dubravës kemi thënë që “figurojnë” 48 persona të armatosur, jo “janë”

Gashi për librin e masakrave: E morëm për bazë listën e Natasha Kandiq, sepse s’ka tjetër në Kosovë

Gashi për librin e masakrave: E morëm për bazë listën e Natasha Kandiq, sepse s’ka tjetër në Kosovë

Sveçla: Mbi 80 terroristë të përfshirë në sulmin në Basnjskë

Sveçla e publikon emrin e terroristit serb të arrestuarit në Merdare: Koha e tolerancës ka përfunduar

Arrestohet edhe një i dyshuar për sulmin terrorist në Banjskë

Arrestohet edhe një i dyshuar për sulmin terrorist në Banjskë

Emisioni “Info Nata” 17.04.2026

Emisioni “Këndi i Debati” 17.04.2026

Vdekja e nxënësit në Ferizaj, Aliu: Pesha e dhembjes është e rëndë

Vdekja e nxënësit në Ferizaj, Aliu: Pesha e dhembjes është e rëndë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën