Udhëtarët që kalojnë nëpër disa aeroporte evropiane thuhet se presin deri në tre orë në kontrollet kufitare për shkak të sistemit të ri të hyrje-daljeve (EES) të BE-së, shkruan gazeta Guardian.
Pasagjerët në aeroportet e vendeve si Franca, Gjermania, Belgjika, Italia, Spanja dhe Greqia po presin disa orë në kontrollet kufitare, tha organi i Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve (ACI).
Olivier Jankovec, drejtori i divizionit evropian të ACI-t, i tha Financial Times: “Kjo situatë, në javët në vijim dhe sigurisht gjatë muajve të verës, do të jetë thjesht e papërballueshme.”
“Po i shohim ato kohë pritjeje tani, në orët e pikut, kur trafiku sapo ka filluar të grumbullohet.
Sistemi EES hyri në fuqi të premten në vendet e Shengenit – 25 nga 27 shtetet e BE-së plus Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra.
Ai kërkon që pasagjerët nga vendet jo-anëtare të BE-së, të regjistrojnë informacionin e tyre personal dhe të dhënat biometrike në kufi.









