Policia e Kosovës ka arrestuar të martën një person në Leposaviq nën dyshimin se ka marrë pjesë në kryerjen e krimeve të luftës në Skenderaj më 20 mars të vitit 1999.
Ai sipas PK-së dyshohet se ka vrarë, torturuar, dëbuar dhe rrahur dhjetëra civilë në një lagje në Skenderaj
“Njësitet policore të DHKL-së, me datë 14.04.2026 (në Leposaviq) kanë arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, nën dyshimin se në vitin 1999, në bashkëkryerje duke vepruar si pjesëtar i grupeve kriminale ka kryer veprën e cekur, ndaj popullatës civile në një nga lagjet në Skenderaj, duke vrarë, torturuar, rrahur e dëbuar dhjetëra civilë shqiptarë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet nga policia./teve1.info/










