TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Tmerr çfarë kushte” – banorët në Besi të Prishtinës ndihen të rrezikuar nga kushtet e rrugës

Banorët e fshatit Besi të Prishtinës kanë rënë në hall me rrugën kryesore nëpër të cilën u duhet të kalojnë. Aty po kërkojnë që të ndërtohet një rrethrrotullim, pasi ndjehen të rrezikuar. Por sipas tyre Ministria e Infrastrukturës s’po u kthen asnjë përgjigje.

by Fëllënza Krasniqi
4 muaj ago
1 0
A A

Në këtë formë po kyçet në anën tjetër të rrugës.

Si kjo veturë, njëlloj po detyrohen të kalojnë edhe shumë të tjera.

Por kjo pjesë e udhëkryqit në fshatin Besi të Prishtinës, është shndërruar në shqetësim për banorët.

Qytetarët e kësaj zone thonë se ndjehen të rrezikuar nga kjo gjendje.

E për këtë kanë një kërkesë.

“…të jetë një rrethrrotullim këtu për me u shërby këtyre. Nëse Ministria thotë që po shërben për qytetarë duhet me mbështet vullnetin e tyre që kanë bërë peticionin për një rrethrrotullim”, ka thënë Syla.

Ani pse një projekt të tillë, sipas banorëve, Ministria e Infrastrukturës veçse e kishte planifikuar,  ai mbeti në gjysmë.

“Fillimisht Ministria ka vendos këtu njëherë edhe këtu veç po shihet vendi që është dëmtuar kjo parcelë. Po kanë ardh një grup njerëzish dhe kanë thënë se po dëmtohen varrezat, e këto nuk janë të tyre. Ne kemi dërguar mbi shtatë kërkesa në Ministri, asnjë përgjigje nuk e kemi marrë, edhe sot isha në Ministri, nuk u takova”, u shpreh tutje Syla.

Të domosdoshëm ndërtimin e një rrethi këtu po e sheh edhe ky banor.

“Është imediat se qindra vetura bëjnë hyrje dalje këtu brenda ditës. Shumë pesëqind apo gjashtëqind vetura. Në këtë rreth kanë qasje dy lagje të fshatit Besi, fshati Rimanishtë, Sharbani ka dalje këndej, Tërrnava, Siqeva. Përveç kësaj i kemi edhe QMF, objektin e Bashkësisë Lokale, kopshti për fëmijë. Tmerr është në çfarë kushte po qarkullojnë njerëzit këtu në këtë udhëkryq”, ka thënë një banorë

Se rrezikshmëria është e lartë thotë edhe Fadil Osmani.

“73 vjet që i kam unë më së paku tridhjetë persona janë mbyt këtu. Ky rreth është shumë i nevojshëm aty. Unë nuk e di se çka kanë prit ata deri sot që mos me zgjedh këtë problem”, i shpreh banori tjetër.

E nëse kërkesa nuk u plotësohet, banorët paralajmërojnë edhe protestë.

“Fshatrat që gravitojnë këtu janë në organizim të protestave masive. Është marrë vendim nëse shpejt nuk ndërmerret diçka me dal edhe me blloku rrugën kryesore. Ajo është e paevitueshme se nuk po shohim rrugëdalje tjetër, janë të revoltuar banorët”, theksoj tutje edhe një banorë.

Gjatë së martës, televizioni tentoi të marrë një përgjigje edhe nga Ministria e Infrastrukturës, por të njëjtit nuk ishin të qasshëm.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Malet e Shëngjinit në Shqipëri përfshihen nga zjarret

​Zjarret në Shqipëri, 10 vatra aktive, ndërhyrjet nga ajri, shiu ndihmoi jugun

Sadiku: Albin Kurti është arrogant si Hashim Thaçi, ky fakt do t’i hakmerret

Sadiku: Albin Kurti është arrogant si Hashim Thaçi, ky fakt do t’i hakmerret

Deputeti i LDK-së: Kurti është “pazargji”, edhe pazar të kerreve nëse shkohet, bëhen disa oferta më të sinqerta

Deputeti i LDK-së: Kurti është “pazargji”, edhe pazar të kerreve nëse shkohet, bëhen disa oferta më të sinqerta

Bahtiri thotë se VV i ka ftuar të gjithë në takime: PDK po e pret 16 shtatorin

Komuna e Prishtinës fton parkingjet private të aplikojnë për leje, afati deri më 31 gusht

Komuna e Prishtinës fton parkingjet private të aplikojnë për leje, afati deri më 31 gusht

Sveçla: Ndërkombëtarët duhet ta izolojnë Serbinë derisa Vuçiq të marrë masa ndaj Paunoviqit

Xhelal Sveçla publikon njoftim me rëndësi për ata që aplikojnë për dokumentin e shtetësisë

Bahtiri: Nuk duam që paratë nga magjet e fukarenjve t’i dërgojmë për organizimin e zgjedhjeve

Bahtiri: Nuk duam që paratë nga magjet e fukarenjve t’i dërgojmë për organizimin e zgjedhjeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën