Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar të godasë me forcë çdo “anije të vogël sulmi të shpejtë” iraniane që kërcënon bllokadën e SHBA-së.
“Anijet sulmuese” iraniane do të “eliminohen” nëse i afrohen bllokadës detare amerikane, thotë Donald Trump në një postim të ri në Truth Social.
“Marina e Iranit është në fund të detit, plotësisht e shkatërruar – 158 anije. Ajo që nuk kemi goditur është numri i tyre i vogël i atyre që ata i quajnë “anije sulmi të shpejtë”, sepse nuk i konsideronim shumë si kërcënim”, shkruan Trump.
“Kujdes: Nëse ndonjë nga këto anije i afrohet BLLOKADËS sonë, ato do të ELIMINOHEN menjëherë, duke përdorur të njëjtin sistem vrasjeje që përdorim kundër tregtarëve të drogës në anijet në det.”









