Policia e Kosovës ka njoftuar se një person derisa ishte duke lëvizur me veturë, në drejtim të tij, një veturë tjetër ka shtënë me armë .
Në raportin ditor bëhet e ditur se personi i panjohur ka qëlluar me armë në pjesën e pasme të veturës.
Ndërkohë, nuk raportohet për persona të lënduar.
Gjithashtu, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja.
Rasti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.
“Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij, në drejtim të tij nga një veturë tjetër në lëvizje, ka shtënë me armë një person i panjohur duke qëlluar vetëm pjesën e pasme të veturës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja. Në konsultim me prokurorit është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në njoftim. /teve1.info/







