TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sadiku: Nëse liberalizimi i vizave nuk ndodh në dhjetor do të shtyhet për një afat të gjatë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Sadiku: Nëse liberalizimi i vizave nuk ndodh në dhjetor do të shtyhet për një afat të gjatë

Ai tha se pothuajse të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian janë pro liberalizimit të vizave.

“Shumica e vendeve anëtare të BE-së janë pro liberalizimit të vizave. Unë jam i bindur që nëse do të ndodhë ky liberalizim, do të ndodhë brenda këtij viti në dhjetor. Mirëpo, në qoftë se nuk ndodh brenda këtij viti nuk do të ndodhë edhe për një periudhë të gjatë”, u shpreh Sadiku.

Ai po ashtu ka theksuar se Kosova nuk i ka shfrytëzuar momentumet e veta politike sa i përket çështjes se liberalizimit të vizave. Sadiku në emisionin “ Këndi i Debatit” tha se një rast i lëshuar nga Kosova ka qenë edhe ai i demarkacionit me Malin e Zi.

“Ne duhet ta gjykojmë edhe vetveten pasi që në disa raste kemi lëshuar disa  raste në të kaluarën siç ka qenë rasti i demarkacionit me Malin e Zi. Pra kur është kërkuar në atë kohë nga kryeministri Mustafa dhe kryesisht opozita kosovare e ka kundërshtuar që në atë kohë ka qenë Kurti shef i opozitës. Është kërkuar që të krijohet një konsensus për demarkacionin dhe si shkëmbim ndaj tij zotimi i kancelares Merkel dhe presidentit Macron, të jepet liberalizimi i vizave. Ne faktikisht e kemi humbur atë rast dhe përkundër kësaj e kemi kaluar me vonesë demarkacionin e kufirit e kemi ratifikuar në Kuvend dhe në njëfarë forme pas saj edhe s’kemi marrë liberalizim të vizave edhe i kemi humbur 8 mijë hektarë”, tha Sadiku.

Sipas tij, mosliberalizimi i vizave nuk po ndodh vetëm për faj të Bashkimit Evropian por edhe të vet Kosovës.

“Në njëfarë forme nuk është kjo krejt tash që ne mund të bëhemi viktima, kjo nuk është vetëm për fajin e BE-së por edhe për fajin tonë e pse momentumet politike nuk i kemi shfrytëzuar atëherë kur kanë ardhur në orientimet politike për Ballkanin dhe Kosova e ka pas hisen e vet aty”, shtoi ai./teve1.info./

 

 

 

 

 

 

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Tanku i ushtrisë serbe, i braktisur në tokën e familjes Bulliqi – Gjurmët e luftës në Çubrel

Auto Draft

Lutje dhe nderime për 10 ushtarët britanikë të rënë në Kosovë

Auto Draft

Veteranët e UÇK-së përfitojnë transport falas në Prizren

Auto Draft

Ky është gjakovari, Uliks Gjonaj, që e trajnon SWAT-in, policinë elite amerikane

Eisenkot mandatohet për formimin e qeverisë së re të Izraelit

Eisenkot mandatohet për formimin e qeverisë së re të Izraelit

Serbia ia ulë buxhetin Këshillit Kombëtar Shqiptar, për ta shpresë Qeveria e Kosovës

Lista e udhëhequr nga Enkel Rexhepi fituese e zgjedhjeve për Këshillit Kombëtar Shqiptar

Auto Draft

Tanku i ushtrisë serbe, i braktisur në tokën e familjes Bulliqi – Gjurmët e luftës në Çubrel

Auto Draft

Lutje dhe nderime për 10 ushtarët britanikë të rënë në Kosovë

Auto Draft

Veteranët e UÇK-së përfitojnë transport falas në Prizren

Auto Draft

Ky është gjakovari, Uliks Gjonaj, që e trajnon SWAT-in, policinë elite amerikane

Kuvendi del me sqarim për ekspozitën për masakrat në Kosovë

Rihapet konkursi, Kuvendi i Kosovës tre vjet me u.d te sekretarit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën