TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Mbështetja financiare nga ministria, drejtuesit e federatave: Kemi nevojë për më shumë

by Tëvë1
2 muaj ago
0
A A
​Mbështetja financiare nga ministria, drejtuesit e federatave: Kemi nevojë për më shumë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar memorandumet e bashkëpunimit me federatat sportive të vendit, duke zyrtarizuar mbështetjen financiare vjetore për to. Megjithëse e mirëpresin këtë ndihmë si thelbësore, drejtuesit e disa prej federatave kryesore theksojnë se për arritjen e objektivave dhe organizimin e ngjarjeve ndërkombëtare, nevojiten investime edhe më të mëdha.

Kryetari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edi Kolgeci, e cilësoi mbështetjen si “substanciale dhe të mirë”. Megjithatë, ai shtoi se duke marrë parasysh shtrirjen e sportit të hendbollit dhe projektet e shumta, përfshirë organizimin e kampionateve evropiane dhe botërore, federata ka nevojë për përkrahje shtesë.

“Është një përkrahje e mirë, substanciale, mirëpo duke u bazuar edhe në projektet, organizimet edhe madhësinë apo shtrirjen e hendbollit dhe Federatës së Hendbollit, si dhe eventeve të cilat i organizojmë, është një përkrahje e mirë, por na duhet të punojmë ende dhe për projekte të tjera që të marrim sa më shumë përkrahje edhe nga ministria…Ju e dini si hendboll, vetëm vitin e kaluar sa kampionate evropiane dhe botërore i kemi organizuar, po ashtu kemi marrë pjesë edhe në kampionat botëror, por edhe në kualifikime për kampionat botëror, edhe me të dy gjinitë, edhe evropian, me të dy gjinitë, e në këto raste dihet sa janë shpenzimet”, theksoi Kolgeci.

Edhe nga Federata e Karatesë, e dyta në renditje sipas kategorizimit, bashkëpunimi me ministrinë vlerësohet si jetik për organizimin e garave. Kreu i kësaj federate, Besar Baruti, bëri të ditur se mbështetja për këtë vit është rritur krahasuar me vitin e kaluar, gjë që pritet të reflektohet në rezultate më të mira.

“Pa këto marrëveshje të bashkëpunimit, edhe ecuria e organizimit të garave bëhet më problematike, pasi mbështetësi kryesor i Federatës së Karatesë është Ministria e Sportit. Gjithashtu dhe sponsorët. Dhe pa këto mbështetje nuk do të mundeshim t’i realizojmë këto rezultate që kemi pasur vitet e kaluara, shpresojmë edhe këtë vit…Nevojitet edhe më shumë, po sipas mundësive. Ne këtë vit kemi qenë federata e dytë e kategorizuar, edhe mbështetja është më e madhe se vitin e kaluar, po shpresojmë që kjo rritje do të ndikojë edhe në rritjen e rezultateve”, deklaroi Baruti.

Nga ana tjetër, për Federatën e Çiklizmit, ky memorandum shihet si një rrugë e re pas një periudhe të vështirë financiare.

Kreu i kësaj federate, Avni Nuha tha se kanë qenë në një kolaps financiar. 

“Kemi qenë në një kolaps financiar, i cili është grumbulluar që katër muaj gati dhe kemi hyrë në borxhe. Mirëpo ne më në fund e nënshkruam këtë marrëveshje, memorandumi dhe i falënderoj të gjithë dhe tash është rruga që ne si federatë të ecim përpara dhe na presin shumë sfida të mëdha për vitin 2026…Federata e Çiklizmit ka pasur 39 pikë, kurse këtë vit i ka 51 pikë e gjysmë. Do të thotë është bërë një punë e jashtëzakonshme, presim që të rritet, presim që të marrim edhe medalje dhe pastaj të rritet shuma financiare. Do të thotë punon, ke, nuk punon, nuk ke, dhe ne do të jemi të gatshëm që të punojmë gjithmonë me media, me ministrinë, me sponsorët tanë dhe t’ia arrijmë qëllimin ku e kemi për këtë rini”, tha Nuha.

Thirrja e fundit e ministrisë që federatat të marrin përsipër organizimin e ngjarjeve ndërkombëtare është pritur pozitivisht nga të gjithë drejtuesit. Ata e shohin si një mundësi të jashtëzakonshme për të promovuar sportin dhe vendin, por kjo nismë nënvizon edhe më tej nevojën për një mbështetje financiare më të fuqishme dhe të qëndrueshme nga institucionet shtetërore.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Po bënin gara në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, gjobiten shoferët

Rekomandohet suspendimi i tre policëve për mosndjekje të procedurave ligjore ndaj automjeteve të paregjistruara

BSPK kërkon të ndërpritet puna në ndërtimtari nga ora 11:00 deri në 17:00

BSPK kërkon të ndërpritet puna në ndërtimtari nga ora 11:00 deri në 17:00

LVV kalon mbi 46% të votave nga rezultati i përgjithshëm, procesi i numërimit po vazhdon

LVV kalon mbi 46% të votave nga rezultati i përgjithshëm, procesi i numërimit po vazhdon

Borrell: Kemi një marrëveshje

Analisti kroat: Retorika e Vuçiqit ashpërsohet sepse “bota serbe” po humbet betejën në Mal të Zi

Trump padit BBC-në për 10 miliardë dollarë, BBC premton të mbrohet nga akuzat

Trump thotë se Irani “tani ka një lidership racional”

Trump thotë se “një qytetërim i tërë do të vdesë sonte” nëse nuk ka marrëveshje me Teheranin

Trump: Nuk jam i kënaqur me mënyrën si Izraeli po vepron në Liban

Çmimet nuk pritet të bien menjëherë pas armëpushimit me Iranin, paralajmërojnë ekspertët e ekonomisë

Çmimet nuk pritet të bien menjëherë pas armëpushimit me Iranin, paralajmërojnë ekspertët e ekonomisë

Po bënin gara në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, gjobiten shoferët

Rekomandohet suspendimi i tre policëve për mosndjekje të procedurave ligjore ndaj automjeteve të paregjistruara

BSPK kërkon të ndërpritet puna në ndërtimtari nga ora 11:00 deri në 17:00

BSPK kërkon të ndërpritet puna në ndërtimtari nga ora 11:00 deri në 17:00

Rrahmani, ideja e Venezias për sulmin

Sparta kërkon 10 milionë euro për Rrahmanin

Tërmeti me magnitudë 6.7 ballë godet një pjesë të Indonezisë, duke shkaktuar dëme dhe të lënduar

Tërmeti me magnitudë 6.7 ballë godet një pjesë të Indonezisë, duke shkaktuar dëme dhe të lënduar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën