TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kos: Brukseli gjithnjë e më i shqetësuar për Serbinë, po vlerësohen pagesat e reja

by teve1
3 orë ago
0
A A
Kos: Brukseli gjithnjë e më i shqetësuar për Serbinë, po vlerësohen pagesat e reja

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, tha se Komisioni Evropian ende po vlerëson nëse Serbia i përmbush kushtet për “pagesa në bazë të instrumenteve financiare të Bashkimit Evropian”.

“Jemi gjithnjë e më të shqetësuar për atë që po ndodh në Serbi. Nga ligjet që minojnë pavarësinë e gjyqësorit, te shtypja e protestuesve dhe ndërhyrjet e përsëritura ndaj mediave të pavarura”, theksoi Kos për portalin Politico.

Ky portal shkroi se Serbia përballet me mundësinë e humbjes së deri në 1.5 miliard eurove mjete financiare nga Bashkimi Evropian dhe se Komisioni Evropian po shqyrton mundësinë e pezullimit të tyre për shkak të prapakthimit demokratik dhe lidhjeve të ngushta të Beogradit me Rusinë.

Në shkrim rikujtohet se Serbia nuk është anëtare e BE-së, por, meqë ka nisur negociatat e anëtarësimit në vitin 2014, ka të drejtë të përfitojë fonde dhe grante për ta ndihmuar Beogradin në zbatimin e reformave.

Javët e fundit, brenda KE-së ka pasur një nismë për t’ia ndalur këto fonde Serbisë, kanë thënë për Politico katër zyrtarë të BE-së që punojnë me vendet që janë në procesin e zgjerimit, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Po ashtu, thuhet se Danijel Apostoloviq, ambasador i Serbisë në BE dhe kryenegociator për anëtarësim, ka deklaruar se është i bindur se nuk do të ketë pezullim të financimit dhe se Serbia nuk po heq dorë nga synimi për t’u bërë anëtare me të drejta të plota e bllokut evropian.

Ndryshimet e kontestuara në ligjet për drejtësinë

BE-ja ka kritikuar publikisht reformat ligjore të shtyra përpara nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, rikujton portali Politico.

Kur në janar u miratuan ndryshimet e kontestuara në ligjet për drejtësinë, Kos paralajmëroi se kjo përbënte “një hap serioz prapa, pasi këto amendamente u miratuan në mënyrë shumë të shpejtë dhe jotransparente”.

Brukseli e quajti këtë “një votim për kufizimin e pavarësisë së gjyqësorit”.

Komisioni i Venecias, organ këshillues juridik i Këshillit të Evropës, pritet të japë mendimin e tij për këto ndryshime ligjore, në fund të prillit.

Ky opinion mund të shërbejë si shtysë për Komisionin Evropian që të ngrijë financimin për Serbinë, kanë thënë dy zyrtarë të BE-së për Politico.

Ata theksuan gjithashtu se Kos ka deklaruar se do të kërkojë që Serbia t’i harmonizojë ligjet e saj me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Politico përfshiu në shkrim edhe pohimin e Apostoloviqit se Beogradi ka bërë të qartë se do t’i ndjekë rekomandimet e Komisionit të Venecias sapo ato të publikohen.

Shqetësim edhe për marrëdhëniet mes Beogradit dhe Moskës

BE-ja i ka ndarë Serbisë më shumë se 586 milionë euro në grante të pakthyeshme nga viti 2021 deri më 2024, si dhe 1.5 miliard euro shtesë, fonde që varen nga reformat.

Sipas të dhënave të Qeverisë së Serbisë, vendi ka marrë më shumë se 70 miliardë euro fonde dhe investime nga BE-ja që nga viti 2000, shkruan Politico, duke shtuar se Serbia “prej kohësh ecën në një litar të hollë në marrëdhëniet me BE-në, duke mbajtur njëkohësisht lidhje më të afërta me Moskën ndërsa merr para nga Brukseli”.

“Si vend kandidat, ne gjithashtu presim që Serbia të jetë me ne në politikën e jashtme dhe të harmonizohet më ngushtë me qëndrimet tona”, tha Kos për këtë portal, pa e përmendur në mënyrë eksplicite Rusinë.

Politico shtoi se Vuçiqi, i cili ka mbajtur lidhje të afërta me Moskën gjatë gjithë luftës në Ukrainë, është ankuar për ritmin e ngadaltë të negociatave për anëtarësim në BE.

“BE-ja ka humbur durimin ndaj Beogradit gjatë muajve të fundit, pas një raporti kritik për procesin e zgjerimit të vendit në nëntor, ku paralajmërohej për prapakthim dhe narrativë kundre BE-së në ‘nivelin më të lartë’ të politikës serbe”, shkruan portali Politico.

Tensionet u përshkallëzuan më tej në dhjetor, kur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk mori pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor, raportoi Politico.

Portali shtoi se në mars Serbia u përball me kritika pas raportimeve për dhunë dhe parregullsi gjatë zgjedhjeve lokale, që u mbajtën në dhjetë komuna, si dhe pas ndërhyrjes së policisë në Rektoratin e Universitetit të Beogradit, kur pati përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor u miratua nga Komisioni Evropian në fund të vitit 2023, dhe synon forcimin e procesit të afrimit të rajonit me BE-në, si dhe nxitjen e reformave dhe bashkëpunimit rajonal.

Për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve që parashikon ky plan, Serbia tashmë ka marrë rreth 50 milionë euro më pak.

Ndërkaq, që katër vjet, Serbia nuk ka hapur asnjë kapitull të ri në negociatat për anëtarësim në BE./REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

LDK kërkon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën

LDK kërkon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën

Emisioni “Mesditë” 03.04.2026

Emisioni “Mesditë” 03.04.2026

Beteja për mandatet e rezervuara: Kush mori votat e kujt?

Kuvendi i Kosovës mblidhet nesër në seancë plenare me 16 pika në rend dite

Arrestohen tetë të mitur që u rrahën mes vete në Malishevë

Dy të dyshuar kapen me armë ilegale në Gjakovë

Vëllaznimi ankohet në FBK për largimin nga liga

Vëllaznimi ankohet në FBK për largimin nga liga

Kosova e futsallit mposht edhe Austrinë, kualifikohet në “Main Round” të Botërorit

Kosova e futsallit mposht edhe Austrinë, kualifikohet në “Main Round” të Botërorit

Kurti në Londër: S’ka vend për relaksim, Serbia ka vënë 48 baza ushtarake përreth kufirit me Kosovën

Kurti në Londër: S’ka vend për relaksim, Serbia ka vënë 48 baza ushtarake përreth kufirit me Kosovën

Bajrami: LVV në panik për faturat e energjisë elektrike

Bajrami: Kurti po synon zgjedhje, po përshpejton miratimin e ligjeve në Kuvend

Liberalizimi i tregut të energjisë – bizneset ankohen se u solli pasoja

Sivjet nuk pritet të ketë rritje të tarifave të energjisë

Krasniqi Goodman dhe Tahiri emërohen të deleguara për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës

Krasniqi Goodman dhe Tahiri emërohen të deleguara për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës

Opozita kundërshton seancën e jashtëzakonshme, Kuvendi anashkalon procedurat për Ligjin e çmimeve tavan

Opozita kundërshton seancën e jashtëzakonshme, Kuvendi anashkalon procedurat për Ligjin e çmimeve tavan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën