TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pa dakordim për renditjen e rezolutës së PDK-së në Kuvend

by teve1
3 orë ago
0
A A
Pa dakordim për renditjen e rezolutës së PDK-së në Kuvend

Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës nuk është arritur pajtim mes grupeve parlamentare lidhur me kërkesën që rezoluta e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës për mbrojtjen e së vërtetës historike të luftës së viteve 1998–1999 të vendoset si pika e parë e rendit të ditës.

Edhe pse ekziston mbështetje e përgjithshme për përmbajtjen e rezolutës, partitë politike kanë shprehur dallime sa i përket mënyrës së trajtimit dhe renditjes së saj në agjendën parlamentare, duke pamundësuar arritjen e konsensusit për përshpejtimin e shqyrtimit të saj.

Shefat e grupeve parlamentare kanë shkuar në një konsultim pesë minutësh për të shqyrtuar kërkesën për ndryshimin e rendit të ditës, pas kërkesës së PDK-së që rezoluta të trajtohet e para në seancë.

Përfaqësuesja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se ekziston dakordim për tekstin e rezolutës dhe kërkoi që ajo të vendoset në krye të rendit të ditës, duke theksuar rëndësinë politike të dokumentit.

“Për aq sa kuptova është arritur dakordim për tekstin e rezolutës nga të gjitha grupet parlamentare. Ne insistojmë që kjo pikë të trajtohet si pika e parë e rendit të ditës. Nuk besoj që ky Kuvend ka diçka më me rëndësi për të trajtuar sesa kjo pikë, për më tepër se kjo flet shumë për kulturën politike që është duke mbizotëruar në Kosovë tash e disa vjet. Nuk është turp e as dobësi që shumica parlamentare të pranojë një kërkesë të opozitës”, tha nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku.

Nga ana tjetër, përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë theksuar se e mbështesin rezolutën, por propozuan që ajo të votohet vetëm pasi të finalizohet teksti dhe të respektohet rendi i rregullt i punës së Kuvendit.

“Dy deputetët tanë, Ardian Gola dhe Adnan Rrustemi klanë punuar dje deri mbrëmë vonë. E kemi marrë draftin nga PDK të mërkurën. Kanë pasur takime sot, besoj se janë në prag të dakordimit të përmbajtjes së rezolutës. Unë ju kisha lutur ta lëmë sipas rendit të ditës, sapo të kemi dakordimin final, e miratojmë”, tha shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci

Edhe përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës shprehën qëndrime të ndryshme lidhur me procedurën, duke theksuar respektimin e rregullores parlamentare.

Jehona Lushaku – Sadriu nga LDK tha se mos të shihen si “makineri votimi për ligjet që sjelljen pa respektuar procedurat e rregullta”.

“S’ka asnjë arsyeshmëri që të evitohen procedurat duke na sjellë para akteve të kryera dhe duke na sjellë drama për çdo seancë”, tha ajo.

Besnik Tahiri i AAK-së tha se nuk është me peshë dhe as nuk kërkon sakrificë të vendoset si pikë e parë diskutimi për një rezolutë që qenka arritur dakordanca për përmbajtjen.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kuvendi miraton katër marrëveshje ndërkombëtare

Kuvendi miraton katër marrëveshje ndërkombëtare

S’kalon rezoluta e LDK-së për çmimin e naftës

S’kalon rezoluta e LDK-së për çmimin e naftës

Kuvendi miraton rezolutën e PDK-së për të vërtetën e luftës

Kuvendi miraton rezolutën e PDK-së për të vërtetën e luftës

​Protesta në Pejë: E turpshme ta mbrojmë UÇK-në nga shqiptarët

​Protesta në Pejë: E turpshme ta mbrojmë UÇK-në nga shqiptarët

Eksperti i emisionit VAR analizon gjyqtarët e Botërorit – Hajdari: Top 5, janë elita absolute

Tyson Fury kthehet nga pensionimi, bokson të shtunën

Tyson Fury kthehet nga pensionimi, bokson të shtunën

​Protesta në Pejë: E turpshme ta mbrojmë UÇK-në nga shqiptarët

​Protesta në Pejë: E turpshme ta mbrojmë UÇK-në nga shqiptarët

E bujshme nga MLS, Neymar fillon kontaktet për t’iu bashkuar kampionatit amerikan

E bujshme nga MLS, Neymar fillon kontaktet për t’iu bashkuar kampionatit amerikan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën