TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dështon seanca për gazin lotsjellës, mungojnë ministrja Fitore Pacolli-Dalipi dhe deputeti Salih Zyba

by teve1
3 orë ago
0
A A
Dështon seanca për gazin lotsjellës, mungojnë ministrja Fitore Pacolli-Dalipi dhe deputeti Salih Zyba

Një seancë gjyqësore për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës dështoi të premten në Prishtinë për shkak të mungesës së të akuzuarve, përfshirë ministren e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli-Dalipi, dhe deputetin Salih Zyba.

Seanca nuk u mbajt pasi të akuzuarit Pacolli-Dalipi, Drita Millaku dhe Zyba nuk ishin të pranishëm në gjykatë.

Gjyqtari i çështjes, Sabit Sadikaj, tha se Zyba kishte njoftuar gjykatën për pamundësinë e pjesëmarrjes për shkak të një seance plenare në Kuvendin e Kosovës, ndërsa Pacolli-Dalipi kishte arsyetuar mungesën e saj.

Për të akuzuarën Millaku, gjykata nuk ka konfirmim nëse ajo e ka pranuar ftesën për seancën, pasi kjo nuk rezulton nga fletëkthesa, shtoi Sadikaj.

Gjykata do të lëshojë urdhër për sjellje me detyrim për të akuzuarit, ndërsa mbrojtësit e tyre do të ftohen në mënyrë të rregullt.

Në seancë ishte i pranishëm prokurori i shtetit, Avni Namani.

Në këtë rast, për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në mars të 2018-ës, bashkë me Zybën akuzohen ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deputetja Fitore Pacolli-Dalipi dhe ish-deputetja Drita Millaku.

Ndryshe, në seancën e 16 janarit 2026, i akuzuari Zyba ngriti dyshime për konflikt interesi të prokurorit, duke theksuar se ai mund të ketë lidhje familjare me ish-sekretarin e Kuvendit, dhe kërkoi verifikimin e kësaj lidhjeje, si dhe përjashtimin e prokurorit për shkak të ndikimit të mundshëm dhe joprofesionalizmit.

Po ashtu, në seancën e 16 janarit 2026, Gjykata vendosi të veçojë procedurën penale ndaj Xhelal Sveçlës, i cili mungoi në seancë, duke njoftuar me e-mail se gjendet jashtë vendit.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 6 qershor 2024 ka konfirmuar aktakuzën Sveçlës, Millakut, Zybës dhe Pacolli-Dalipit, për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend në mars të 2018-ës. Kurse, vendimin e Themelores e vërtetoi më pas Gjykata e Apelit.

Ndryshe, në seancën fillestare të mbajtur më 26 mars 2024, katër të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Ministri Sveçla dhe tre deputetët Millaku, Zyba dhe Pacolli-Dalipi akuzoheshin edhe për veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, por për këtë vepër në seancën fillestare gjykatësi i rastit Sabit Sadikaj, kishte njoftuar se ka arritur parashkrimi absolut i ndjekjes penale.

“Betimi për Drejtësi”, në tetor të vitit 2021 kishte raportuar ekskluzivisht për aktakuzën e ngritur ndaj ministrit Sveçla dhe deputetëve Millaku, Zyba dhe Pacolli-Dalipi.

Sipas aktakuzës së siguruar e cila rezulton të jetë ngritur më 29 korrik 2019, Sveçla, Millaku, Zyba dhe Pacolli-Dalipi po akuzohen se më 21 mars 2018, rreth orës 12:10 e deri në orën 15:40, kanë ndezur disa bombola të gazit lotsjellës, të cilat i kishin hedhur brenda sallës së Kuvendit të Kosovës, ku po mbahej seanca plenare.

Aty thuhet se si rrjedhojë e kësaj, të gjithë deputetët ishin detyruar ta lironin sallën e Kuvendit, me ç’rast kanë pamundësuar vazhdimin e seancës.

Me këtë, secili veç e veç akuzohen se kanë kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 375, paragrafi 1 të Kodit Penal, kryerësi i së cilës dënohet me burgim prej një deri në tetë vjet.

Kurse, sipas dispozitivit të dytë, thuhet se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” nga neni 409, paragrafi 1 të Kodit Penal, pasi kanë penguar deputetët e Kuvendit të Kosovës ne kryerjen e detyrave zyrtare. Kryerësi i kësaj vepre dënohet me burgim prej tre muaj deri në tre vjet.

ShareTweet

Postime të ngjashme

S’kalon rezoluta e LDK-së për çmimin e naftës

S’kalon rezoluta e LDK-së për çmimin e naftës

Kuvendi miraton rezolutën e PDK-së për të vërtetën e luftës

Kuvendi miraton rezolutën e PDK-së për të vërtetën e luftës

​Protesta në Pejë: E turpshme ta mbrojmë UÇK-në nga shqiptarët

​Protesta në Pejë: E turpshme ta mbrojmë UÇK-në nga shqiptarët

Shtretërit në emergjencë, përplasen ministri Vitia dhe deputetja Kadrijaj

Tyson Fury kthehet nga pensionimi, bokson të shtunën

Tyson Fury kthehet nga pensionimi, bokson të shtunën

​Protesta në Pejë: E turpshme ta mbrojmë UÇK-në nga shqiptarët

​Protesta në Pejë: E turpshme ta mbrojmë UÇK-në nga shqiptarët

E bujshme nga MLS, Neymar fillon kontaktet për t’iu bashkuar kampionatit amerikan

E bujshme nga MLS, Neymar fillon kontaktet për t’iu bashkuar kampionatit amerikan

Shtretërit në emergjencë, përplasen ministri Vitia dhe deputetja Kadrijaj

Shtretërit në emergjencë, përplasen ministri Vitia dhe deputetja Kadrijaj

Shembja e rrugës në Prishtinë, Rama njofton për gjobën e shqiptuar ndaj investitorit

Shembja e rrugës në Prishtinë, Rama njofton për gjobën e shqiptuar ndaj investitorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën