TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hyn sot në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrje-Dalje në kufi

by teve1
4 muaj ago
0
A A
Hyn sot në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrje-Dalje në kufi

Duke filluar nga sot (10 prill) në 29 vendet e hapësirës Shengen hyn në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrjes/Daljes (Entry/Exit System – EES), i cili zëvendëson vulosjen manuale të pasaportave me regjistrimin elektronik të hyrjeve dhe daljeve të shtetasve nga vendet jo-anëtare të Bashkimit Evropian.

Lajmin e bëri dje të ditur, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ku thekson se ky sistem, i cili ka nisur të zbatohet pjesërisht që prej tetorit 2025, do të aplikohet për të gjithë shtetasit që udhëtojnë për qëndrime afatshkurtra, deri në 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore, në zonën Shengen.

Qytetarët duhet të kenë parasysh sa vijon:

Në hyrjen e parë pas datës 10 prill 2026, në pikën kufitare do të regjistrohen:

– të dhënat e pasaportës;

– fotografia e fytyrës;

– gjurmët e gishtërinjve.

Refuzimi për të dhënë të dhënat biometrike sjell refuzimin e hyrjes në territorin Shengen.

Në fazën fillestare të zbatimit mund të ketë vonesa në aeroporte, porte dhe pika kufitare tokësore; për këtë arsye, qytetarët këshillohen të paraqiten më herët për udhëtim.

Pasaporta duhet të jetë e vlefshme dhe në gjendje të mirë fizike.

Nuk kërkohet aplikim paraprak për EES; regjistrimi kryhet në momentin e kalimit kufitar.

Sistemi nuk ndryshon rregullin ekzistues të qëndrimit: maksimumi 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme rekomandon që qytetarët të informohen paraprakisht mbi procedurat e reja dhe të planifikojnë udhëtimet e tyre duke marrë në konsideratë kohën shtesë të nevojshme për kontrollet kufitare.

Për informacione të mëtejshme, qytetarët mund të konsultojnë faqen zyrtare të Bashkimit Evropian për EES: https://travel-europe.europa.eu/ees/rtsh

ShareTweet

Postime të ngjashme

25 vatra zjarri në 24 orët e fundit në Shqipëri, 5 ende aktive

25 vatra zjarri në 24 orët e fundit në Shqipëri, 5 ende aktive

Tërmet në Ulqin

Tërmet në Ulqin

Protesta e 67-të kundër qeverisë në Tiranë

Protesta e 67-të kundër qeverisë në Tiranë

Situata e zjarreve në Shqipëri, 14 vatra në 10 orët e fundit, 7 mbeten aktive

Situata e zjarreve në Shqipëri, 14 vatra në 10 orët e fundit, 7 mbeten aktive

Ibrahimoviç kosovar nuk i frikësohet konkurrencës me Luis Diazin

Ibrahimoviç kosovar nuk i frikësohet konkurrencës me Luis Diazin

Specialja cakton edhe dy seanca për fjalët përfundimtare, evitohet 17 Shkurti

Rasti Thaçi dhe të tjerët hyn në fazën përfundimtare, Specialja publikon datat

Formohet Komisioni për verifikimin e kuorumit dhe mandateve

Formohet Komisioni për verifikimin e kuorumit dhe mandateve

Vjosa Osmani rikthehet në Kuvend si deputete e LDK-së pas gati gjashtë viteve

Vjosa Osmani rikthehet në Kuvend si deputete e LDK-së pas gati gjashtë viteve

25 vatra zjarri në 24 orët e fundit në Shqipëri, 5 ende aktive

25 vatra zjarri në 24 orët e fundit në Shqipëri, 5 ende aktive

​Andin Hoti: Nuk e di nëse Haxhiu do të propozohet për kryetare të Kuvendit

​Andin Hoti: Nuk e di nëse Haxhiu do të propozohet për kryetare të Kuvendit

Duda Balje nuk e voton kandidatin për kryetaren e Kuvendit

Duda Balje nuk e voton kandidatin për kryetaren e Kuvendit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën