Tre persona në Ferizaj dyshohet se kanë kërcënuar dhe penguar zyrtarët policorë gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, njëri nga të dyshuarit, i cili ishte nën ndikimin e alkoolit, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërkohë, dy personat e tjerë janë liruar dhe ndaj tyre do të ndiqen procedurat e rregullta.
Gjatë ndërhyrjes për arrestim, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore.
“Raportohet se tre të dyshuar meshkuj kosovarë kanë kanosur dhe penguar zyrtaret policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Njëri nga të dyshuarit i cili ishte në gjendje të dehur është arrestuar dhe me vendim te prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt. Gjatë arrestimit një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore”, thuhet në raport./teve1.info/







