Netanyahu thotë se ka lëshuar një udhëzim për të filluar negociatat e drejtpërdrejta me Libanin “sa më shpejt të jetë e mundur” pas asaj që ai pretendoi se ishin kërkesa nga Bejruti.
“Në dritën e kërkesave të përsëritura të Libanit për të hapur negociata të drejtpërdrejta me Izraelin, dje i dhashë udhëzime kabinetit që të fillojë negociatat e drejtpërdrejta me Libanin sa më shpejt të jetë e mundur”, tha kryeministri izraelit në një deklaratë, të cituar nga Al Jazeera.
“Negociatat do të përqendrohen në çarmatosjen e Hezbollahut dhe vendosjen e marrëdhënieve paqësore midis Izraelit dhe Libanit.
Ndërsa, presidenti i Libanit, Joseph Aoun, ka deklaruar se, “Një propozim për armëpushim me Izraelin dhe fillimi i negociatave të drejtpërdrejta me Izraelin ka filluar dhe deri më tani ka marrë një “përgjigje pozitive”.
“E vetmja zgjidhje për situatën aktuale në Liban është arritja e një armëpushimi midis Izraelit dhe Libanit”, tha ai.
Sulmet izraelite ndaj Libanit vazhduan edhe pas arritjes së armëpushimit midis SHBA-së dhe Iranit, pas një mosmarrëveshjeje nëse Libani ishte pjesë e marrëveshjes.




